Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2023 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

"Buzëqeshu" – gjithmonë ka përse!

Foto: YouTube

Akoma me paraqitjen e saj në reality show-n e parë muzikore në Bullgari "Star Academy" në vitin 2005, Vjara Pantaleeva tërhoqi vëmendjen tonë jo vetëm me zërin e saj të fuqishëm, por edhe me emocionin e thellë në çdo shfaqje të saj. Deri më tani Vjara Panteleeva ka 20 këngë solo, më e fundit prej të cilave - pikërisht e njëzeta me radhë - është "Buzëqeshu". Si në shumicën e këngëve të mëparshme, autori i muzikës, tekstit dhe aranzhimit është burri i saj - Çavdar Collov. Procesi i krijimit të një kënge të re gjithmonë fillon me një bisedë - Vjara i përshkruan Çavdarit se çfarë teme dëshiron të paraqesë kënga, cili është mesazhi. Konkretisht për “Buzëqeshu”, këngëtarja thotë:

Mesazhi është shumë i qartë - “Buzëqeshu”! Pavarësisht gjithçkaje - sepse kemi gjithnjë e më pak raste për të buzëqeshur. Kjo nuk do të thotë se po të mos kemi raste për të buzëqeshur, ne duhet të ndalojmë përpjekjet për t'i krijuar ato. Dhe le të fillojmë me gjërat e vogla - të përqendrohemi në ato gjëra të vogla të përditshme që mund të na bëjnë të lumtur. Sepse mendoj se gjatë viteve të fundit ne e kemi zhvendosur fokusin tonë dhe kemi filluar të kërkojmë, të presim dhe të dëshirojmë vetëm gjëra madhështore. Dhe diku atje humbet gëzimi dhe kënaqësia e gjërave të vogla të jetës sonë të përditshme”.

Në videon e këngës merr pjesë edhe muzikanti Pejo Filipov, ku i bie trumbetës.

Dhe tani le të buzëqeshim të gjithë së bashku!

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva


Më shumë nga rubrika

Bullgaria do të prezantohet në Festivalin Botëror të Kulturave në Uashington

Edicioni i katërt i Festivalit të Kulturës Botërore këtë vit mbahet nga data 29 shtator deri më 1 tetor në Uashington, të SHBA-së. Veprimtaria organizohet nga Fondacioni “Arti i të Jetuarit” me themelues Gurudev Shri Shri Ravi Shankar - një udhëheqës..

botuar më 23-09-29 4.22.MD

Teodosij Spasov dhe kuinteti i tij vizitojnë bullgarët në SHBA

“Teodosij Spasov Folk Quintet” ndodhet në turne në SHBA dhe Kanada. Ftesa është nga Ambasada e Bullgarisë në SHBA, me rastin e 120 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve . Koncertet në periudhën 24 shtator – 6..

botuar më 23-09-26 3.20.MD
Foto: Kori popullor i grave

Kori "Zërat bullgarë - Engjëjt" fillon një turne evropian

Kori popullor i grave "Zërat bullgarë - Engjëjt" nis sot, 21 shtator, një turne evropian. Koncerti i parë është sonte në Hoofdorp të Holandës, në orën 20:15 me orën lokale. Pas kësaj do të ketë koncerte në Heerlen më 22 shtator, në Herford më 23..

botuar më 23-09-21 5.52.MD