Afati i ndalimit të importit të grurit, misrit, kolzës vajëse dhe lulediellit në territorin e Bullgarisë, Hungarisë, Polonisë, Rumanisë dhe Sllovakisë zgjatet me 3 muaj deri më 15 shtator 2023. Vendimi është i Komisionit Evropian dhe është publikuar në Fletorеn Zyrtare të BE-së, njofton Qendra e shtypit e Ministrisë së Bujqësisë. Vlerësimi i Komisionit ka treguar se ka ende pengesa të konsiderueshme logjistike, kapacitet të kufizuar magazinimi dhe infrastruktura e pesë shteteve anëtare po vazhdon të jetë e pamjaftueshme për të përballuar rritjen e trafikut.
Këshilli i Ministrave miratoi një dekret me të cilin paga minimale do të rritet nga 933 leva në 1077 leva në vitin 2025. Rritja është 15.4% ose 144 leva, tha ministri i çështjeve sociale Ivajllo Ivanov. Vendimi i qeverisë është në zbatim të ndryshimeve..
Ekonomia e Bullgarisë do të rritet me 2.3% këtë vit. Këtë e tregon përmbledhja më e fundit e ekonomisë botërore e përgatitur nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe e prezantuar sot, 22 tetor, në Uashington. Kjo është një rënie në krahasim me..
Paga minimale nga viti 2025 do të jetë 1077 leva (545 euro), tha për bTV ministri në detyrë i punës dhe politikës sociale Ivajllo Ivanov. Kodi i Punës përshkruan se si llogaritet paga minimale dhe ajo është 50% e pagës mesatare. “Kjo është e..