Edicioni i nëntë i regatës Varna Channel Cup do të mbahet në Varna nga 8 deri më 11 qershor. Gara më spektakolare e lundrimit në Bullgari do të zhvillohet në Gjirin e Varnës dhe përmes kanalit në Liqenin e Varnës, duke lejuar që jahtet të kalojnë afër bregut dhe ekuipazhet të jenë shumë afër publikut. Spektatorët do të mund të admirojnë garën nga bregu i Asparuhovos, pedonalja e Portit të Varnës, si dhe nga Kopshti Detar.
Sivjet shënohet 40 vjetori i ekspeditës së parë bullgare për t'u ngjitur në majën më të lartë të planetit - Everest. Më 20 prill 1984, majën e ngjiti pa maskë oksigjeni 41-vjeçari Hristo Prodanov në shpatin më të vështirë perëndimor. Ai arriti..
Presidenti Rumen Radev do të hapë turneun ndërkombëtar Sofia Karate Open 2024 – Kupa e Presidentit të shtunën, më 20 prill. Ngjarja sportive mbahet për herë të 11-të. Këtë vit, më shumë se 1500 pjesëmarrës nga 20 vende do të marrin pjesë në të. Turneu..
Petër Stojçev u bë bullgari i parë që notoi përmes Ngushticës së Gjibraltarit sipas rregullave të Oceans Seven pa rroba neopreni. Stojçev kaloi distancën prej 16.4 km mes shkëmbinjve nga bregu evropian në qytetin spanjoll Tarifa..