Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2023 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sandanski mirëpret forumin e dytë bujqësor "Nga ferma në tryezën tënde"

Foto: sandanski.bg

Më shumë se pesëdhjetë prodhues prezantojnë produktet e tyre në Sandanski, në forumin e dytë bujqësor "Nga ferma në tryezën tënde", më 10 dhe 11 qershor. Veprimtaria e organizuar nga Drejtoria Rajonale e Bujqësisë (DRB) - Bllagoevgrad, nën patronazhin e Presidentit Rumen Radev, bashkon në një vend ushqimin dhe verën bullgare të cilësisë së lartë nga prodhuesit vendas, prezantimin e atraksioneve natyrore, kulturën dhe turizmin. Produktet prodhohen pothuajse në të 14 bashkitë e rajonit të Bllagoevgradit dhe janë të ekspozuara në parkun e qytetit "Shën Vraç" në Sandanski. Është planifikuar një program i pasur kulturor me një shfaqje kulinare, një koncert të Vlladimir Ampov - Grafa dhe Band, si dhe një shfaqje me drita nga Teatri i Zjarrit dhe i Hijeve "Fireter" në orët e vona të së shtunës në mbrëmje.

Përgatiti në shqip: Kostandina Bello


Më shumë nga rubrika

Ministri Popov

Rajonet do të kenë nevojë për punëtorë edhe pas mbylljes së minierave të qymyrit

Problemi kryesor nuk është nëse njerëzit do të mbajnë vendet e tyre të punës, sepseata do të gjejnë punë, por nëse do të mbeten në rajonin me uzinat e qymyrit dhe nëse ai do të vazhdojë të zhvillohet. Nëse ata largohen nga rajoni, do të ketë..

botuar më 23-10-03 10.30.PD
Protesta në Pernik

Po vazhdojnë protestat e minatorëve dhe energjetikëve në vend

Po vazhdojnë për të katërtën ditë protestat e minatorëve dhe energjetikëve, të cilët bllokojnë rrugët dhe pikat kyçe të vendit. Të punësuarit në këtë sektor janë kundër planeve territoriale për një tranzicion të drejtë të rajoneve të qymyrit Stara..

botuar më 23-10-02 3.29.MD

Afro rreth 2 mijë bullgarë punuan në Iran në 30 vitet e shekullit të XX-të

Marrëdhëniet diplomatike midis Bullgarisë dhe Republikës Islamike të Iranitkanë një histori 125-vjeçare dhe diplomati bullgar Angell Orbecov bëri një përpjekje për të studiuar dhe përshkruar 8 dekadat e para të periudhës në librin e tij “Marrëdhëniet..

botuar më 23-10-02 7.35.PD