Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2023 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kryeprokurori kërkoi të fliste në parlament për korrupsionin

Ivan Geshev
Foto: BGNES

Prokurori i përgjithshëm i Bullgarisë, Ivan Geshev, i dërgoi një letër kryetarit të Legjislaturës së 49-të të Kuvendit Popullor, Rosen Zhelyazkov, me kërkesën që të dëgjohet nga përfaqësuesit e popullit në lidhje me procedurat specifike paraprake lidhur me korrupsionin në nivelet më të larta të pushtetit dhe me tregtinë e ndikimit. Këtë e njoftoi prokuroria. Prokurori i Përgjithshëm bëri me dije se seanca duhet të mbahet me dyer të mbyllura për shkak të informacioneve delikate që përmban procedimi paraprak.

Për këtë mbrëmje parashikohej një fjalim i prokurorit të përgjithshëm në Televizionin Kombëtar Bullgar. Prokurori i Përgjithshëm kërkoi të ushtrojë këtë të drejtë kushtetuese në sfondin e kërkesës për dorëheqjen e tij. Megjithatë, sot u bë e qartë se fjalimi po shtyhet.

Dje, Plenumi i Këshillit të Lartë Gjyqësor ndërpreu mbledhjen, e cila zgjati për afro 14 orë. Në të u diskutua kërkesa për shkarkimin nga detyra të kryeprokurorit Ivan Geshev.


Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 23 shtatorin 2023

Të shtunën në orën 09:50 është ekuinoksin diellor me të cilin fillon vjeshta astronomike. Dita do të jetë me diell, pas mesditës në fusha - e nxehtë. Temperaturat e ditës do të rriten dhe maksimumi do të arrijë në 32°-37°, në Sofje rreth 33°...

botuar më 23-09-22 6.04.MD
Fotoja është ilustruese

U zhduk një helikopter

Një helikopter privat bujqësor u zhduk në afërsi të fshatit Gërmen, jo shumë larg qytetit Goce Dellçevit. Deri më tani nuk ka asnjë lidhje me pilotin. Makina u mor me qira nga Ndërmarrja Shtetërore Jugperëndimore për të spërkatur pishnajat kundër..

botuar më 23-09-22 5.06.MD
Nikollaj Denkov

Kur bullgarët bashkohen, asgjë nuk mund t’i ndalojë

“Ka tri mësime politike”, tha kryeministri Nikollaj Denkov në një ceremoni përpara Monumentit të Pavarësisë në Sofje me rastin e 115 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Bullgarisë. E para është se kur bullgarët bashkohen, asgjë nuk mund t’i ndalojë;..

botuar më 23-09-22 12.51.MD