Ministri i mbrojtjes Todor Tagarev shpalli si prioritet riarmatosjen e Forcave Tokësore. “Me kalimin e viteve u bënë shumë investime, kryesisht në Forcat Ajrore, kemi një projekt për ndërtimin e dy anijeve patrulluese, u bënë disa investime në forcat speciale, por riarmatimi i forcave tokësore ngeci ndjeshëm”, tha ai për BNR. Sipas ministrit, rishikimi i programit të investimeve në mbrojtje nuk do të vonojë fillimin e disa prej projekteve madhore. Todor Tagarev hodhi poshtë gjithashtu “tezën e dezinformimit të propagandës” se trupa bullgare do të dërgohen për të marrë pjesë në luftën në Ukrainë.
Ministri grek i mbrojtjes Nikos Dendias njoftoi se Greqia, Bullgaria dhe Rumania do të krijojnë një korridor ushtarak në krahun lindor të NATO-s. "Me kolegët e mi bullgarë dhe rumunë Atanas Zaprjanov dhe Angel Tilvar, nënshkruam në margjinat e..
Grupi parlamentar i Lëvizjes për të Drejta dhe Liri (DPS) përjashtoi 17 deputetë. Në mesin e tyre është edhe bashkëkryetari Xhevdet Çakërov. Vendimi u lexua në sallën plenare nga nënkryetarja e Kuvendit, Rosica Kirova. Të gjithë të përjashtuarit..
Kryetari i nderit i Lëvizjes për të Drejta dhe Liri (DPS), Ahmed Dogan, në një apel drejtuar të gjithë përkrahësve të partisë, ka kërkuar dorëheqjen e kryetarit të Grupit Parlamentar, Deljan Peevski dhe të pesë personave të tjerë të shquar nga..