Kolegjiumi i Prokurorëve i Këshillit të Lartë Gjyqësor me 8 vota “pro” dhe 1 “kundër” zgjodhi Borisllav Sarafov për ushtrues detyre të Prokurorit të Përgjithshëm. Pllamen Najdenov votoi "kundër". Borisllav Sarafov, Desisllava Pironeva dhe Daniella Masheva ranë dakord me telefon të jenë ushtrues detyre. Sarafov dhe Pironeva madje u paraqitën personalisht në këshill.
"Jam thellësisht i bindur se Prokuroria duhet të fillojë reformat përkatëse. Ju falënderoj nga zemra, por jam i vetëdijshëm për përgjegjësinë me të cilën jam ngarkuar", tha Sarafov pas zgjedhjeve. Para zgjedhjes së Sarafovit, i cili është edhe shef i Shërbimit Hetimor Kombëtar, zëvendësprokurorja e përgjithshme Pllamena Cvetanova dha dorëheqjen dhe kërkoi që të lirohet nga detyra.
Vendimi mund të apelohet në Gjykatën e Lartë të Kasacionit brenda 14 ditëve, por ekzekutimi nuk pezullohet në rast apelimi.Ministri i energjisë Zheço Stankov foli në Uashington me Laura Lochman, ushtruese e detyrës së ndihmës sekretares amerikane të shtetit për energjinë. Ata kanë diskutuar ndërtimin e një korridori vertikal të gazit për të siguruar furnizime të ndryshme dhe të..
Bullgaria mbetet ndër vendet me nivele të larta të korrupsionit në sektorin publik, sipas Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2024, të publikuar nga organizata joqeveritare “Transparency International”. Bullgaria me 43 pikë indeksi është në..
Ministri i Jashtëm Georg Georgiev u takua me kryemyftiun Dr. Mustafa Haxhi, njoftoi BTA. Georgiev theksoi rolin e rëndësishëm të liderëve të denominimeve fetare në Bullgari në ruajtjen e modelit unik të bashkëjetesës paqësore, tolerancës dhe unitetit në..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..