Nuk ka të dhëna për ndotjen e akuatorisë bullgare të Detit të Zi si pasojë e shembjes së murit të digës “Nova Kakhovka” në Ukrainë, njofton ministria bullgare e mjedisit. Vëzhgimet satelitore dhe modelimi i rrymave të ujit deri më tani nuk japin arsye për shqetësim për cilësinë e ujit. Deri më sot, nuk u konstatuan eksese për asnjë nga treguesit e hulumtuar.
Vëzhgimi kryhet në tri pika në ujërat bregdetare të Detit të zi - Durankullak, Shablla dhe Kaliakra, si dhe në tri pika shtesë që ndodhen në zonën bregdetare. Po monitorohet gjendja jo vetëm e bregdetit, por edhe e rrjedhave ujore në brendësi të detit, sqaron Ministria e Ambientit dhe Ujërave.
Gjendja e financave publike është jashtëzakonisht shqetësuese. Sipas ministres së financave Temenuzhka Petkova, deficiti është 18 miliardë leva, prandaj nuk parashikohen kosto për ndërtimin e infrastrukturës. Petkova theksoi se sa më gjatë të mos ketë..
Mbështetja për GERB është 26.0%. Lideri i partisë Bojko Borisov ka besimin më të lartë midis politikanëve me 24.4%, por gjithashtu mosbesim të konsiderueshëm me 49.4%, sipas një sondazhi përfaqësues të Agjencisë “Alpha Research” të kryer nga 15 deri..
Deputetët ndryshuan axhendën e Kuvendit Popullor. Me propozimin e "DPS - Fillimi i Ri", pika e parë e programit "për krijimin e një komisioni të përkohshëm për të hetuar ekzistencën e ndikimit të SHBA-së në Bullgari, duke përfshirë edhe përmes..
Kapiteni Ljubomir Çanev dhe ndihmës kapiteni Danaill Veselinov u kthyen në Bullgari pas 430 ditësh në robëri nga huthët jemenas. Anija “Galaxy Leader” me dy..
Të enjten në mëngjes në ultësira, lugina dhe përgjatë lumit Danub do të ketë mjegull dhe dukshmëri të reduktuar, me vranësira të ulëta. Rreth mesditës..
Huthët jemenas nga grupi “Ansar Allah” liruan ekuipazhin e anijes “Galaxy Leader”, të rrëmbyer në fund të vitit 2023 në Detin e Kuq, njoftoi BNT...