Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për 22 qershorin

Solstici veror sjell ngrohjen

Foto: BTA

Ditën e enjte do të jetë me diell. Pas drekës do të bëhet me re. Në disa vende, kryesisht në zonat malore, veriperëndimore dhe më lindore do të ketë reshje të shkurtra shiu. Temperaturat minimale do të jenë nga 14 deri në 18°, në Sofje - 14°. Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 29 deri në 34°, në kryeqytet – 29°.

Mbi Detin e Zi do të jetë me diell. Pas drekës do të bëhet me re. Është e mundur që të bjerë shi përgjatë bregut të Varnës. Temperaturat maksimale të ajrit do të jenë 25-29°. Uji i detit është 22-23°. Eksitimi i detit do të jetë 1 ballë.

Në zonat malore do të jetë me diell, pas mesditës me vranësira të mundshme me reshje lokale në lartësinë mbi 2000 m Temperatura në 1200 m do të jetë deri në 22°, në 2000 m deri në 15°.

Të premten temperaturat do të rriten dhe nuk priten reshje.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Liqeni i Pomories mirëpret vizitorët pa pagesë për Ditën Botërore të Ligatinave

Sot, më 1 shkurt, Qendra e Vizitorëve “Liqeni i Pomories” pranon vizitorë falas me rastin e Ditës Botërore të Ligatinave, e cila festohet më 2 shkurt. Kështu ka bërë të ditur Komuna e Pomories. Qendra do të jetë e hapur nga ora 10:00 deri në orën 16:00...

botuar më 25-02-01 5.15.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Ditën e shtunë do të mbajë mjegull ose vranësira të ulëta vende-vende në fusha dhe lugina të mbrojtura nga era. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 dhe 5°, në Sofje – rreth 1°. Gjatë ditës do të mbizotërojë mot me diell. Vranësirat do të..

botuar më 25-01-31 7.35.MD

Një kontigjent nga Bullgaria, Austria, Rumania dhe Hungaria do të ruajë kufirin bullgaro-turk

Një kontingjent i përbashkët oficerësh nga Bullgaria, Austria, Rumania dhe Hungaria do të përforcojnë sigurinë në kufirin bullgaro-turk nga 3 shkurti, njoftoi Ministria e Brendshme. Fillimi i aktivitetit të përbashkët do të shënohet me një ceremoni zyrtare..

botuar më 25-01-31 5.36.MD