Sot Kisha Ortodokse Bullgare feston ditëlindjen e Shën Gjon Pagëzorit. Sipas besimit popullor kjo ditë u kushtohet barërave, të cilat këtë ditë kanë fuqi më të mëdha shëruese. Festa njihet në vendin tonë si Dita e Enjos (Enjovden) dhe rituali që lidhet me vjeljen e tyre vazhdon të respektohet në shumë vise të vendit.
Një prej tyre është fshati Mlladen i rrethit të Sevlievos, ku më 24 dhe 25 qershor zhvillohet Festivali i Barërave. Në kuadrin e dy ditëve, vizitorët e fshatit do të mësojnë më shumë për vetitë e bimëve të ndryshme që gjenden në vendin tonë, si dhe për efektin e dobishëm që ato kanë në shëndetin e njeriut. Pritet edhe një koncert i këngëtares popullore Petja Paneva, si dhe një konkurs për orientim me emrin “Labirinti i Shëndetit”.
Festivali është pjesë e aktiviteteve në fshatin Mlladen që nga viti 2013. Organizohet çdo vit me qëllim që të bashkojë artizanët, bletarët, si dhe ata që janë tërhequr nga fuqia shëruese e bimëve.
Shikoni më tepër:
Përpiloi: Joan Kolev
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Hallva, ky tundim i ëmbël me shije orientale, është i mirëpritur në tryezën tonë, sidomos gjatë festave. Duke gjykuar nga përshkrimet e udhëtarëve perëndimorë, hallva ishte një ëmbëlsirë e zakonshme në tokat bullgare që në shekullin e 16-të . Hallva e..
Ditën e Shën Gjonit në fshatin Allvanovo, rajoni i qytetit Tërgovishte të Bullgarisë Verilindore, kryejnë ritin e "Larjes së dhëndurëve". Rituali kryhet për shëndetin dhe kalitjen, për prosperitetin e familjeve të reja që u martuan vitin e kaluar,..
Kopshti i Borisit në zemër të Sofjes do të bëhet sërish skena e festivalit tradicional të Pernikut "Surva". Tingulli i Survës na pastron dhe na ringjall! Për të tretin vit radhazi, banorët e Sofjes dhe të ftuarit e kryeqytetit do të mund të..
Bullgaria iu bashkua një nominimi shumëkombësh për anëtarësim në elementin "Traditat e Kullotave", të regjistruar në Listën e Trashëgimisë Kulturore..