Një natë nën yje nuk është e pazakontë për dashamirët e turizmit malor, por jo si një produkt turistik i organizuar. Atraksioni më i ri në mesin e shpateve të bukura të Ballkanit të Vracës është një natë nën qiellin e hapur në një tendë të veçantë transparente. Turistët mund të zgjedhin midis dy vendeve. Njëra është zona “Kobilini Steni”, e famshme për shkëmbinjtë e saj gëlqerorë me formë të vallëzuar dhe peizazhet e bukura. Vendi tjetër ku mund të vendoseni në një tendë transparente dhe të sodisni peizazhin magjepsës është "Padesh" mbi fshatin Opletnja në komunën e Svoge / 66 km në verilindje të Sofjes/.
“Nëse dëshirojnë, turistët mund të shkojnë në këmbë ose mund t'i çojmë me makinë në vendin ku do të jetë çadra”, thotë njëri nga organizatorët Pllamen Krëstev dhe shton: “Kjo është energji që nuk mund të merret nga askund tjetër. As në bujtina, as në hotel, as askund.”
Tani për tani, ekskursionet mbahen vetëm në pranverë dhe verë, por interesimi i madh për përvojën jo standarde i bën organizatorët ambicioz për të rritur numrin e tendave në të paktën dhjetë.
Përpiloi: Joan Kolev
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Sezoni i dimrit në Bansko fillon më herët këtë vit . Zona e skive hapet akoma më 6 dhjetor 2024. Të gjitha pistat do të funksionojnë përveç Çalin Vallog dhe rrugës së skive për në Bansko. Pistat jane te rregulluara dhe ne gjendje shume te mire. Deri më 19..
Shpatet malore në tre resortet kryesore dimërore të Bullgarisë - Borovec, Bansko dhe Pamporovo, janë të mbuluara mirë me borë para fillimit zyrtar të sezonit, njofton BGNES. Sezoni 2024/2025 do të hapet në Borovec më 15 dhjetor. Në..
Liqenet Çairski janë një zonë e mbrojtur në Rodopet Perëndimore, e njohur për liqenet e formuar në mënyrë natyrale nga rrëshqitja e dheut. Ata janë të mbuluar me një qilim të trashë torfe. Përreth syri kënaqet në livadhe me bimë të llojllojshme..