Nëse proceset nuk shkojnë mirë, unë do të jap dorëheqje, si dhe një pjesë e madhe e ministrave që kanë hyrë në këtë qeveri për të kryer punën e tyre, tha kryeministri akademik Nikollaj Denkov në Konferencën e Parë Vjetore të Këshillit për Analiza Ekonomike.
“Puna në Këshillin e Ministrave po ecën me një frymë mjaft konstruktive. Ne diskutojmë gjithçka me qetësi dhe me argumente. Problemet janë lidhur me zbatimin e programit legjislativ në parlament. Unë do t'i bashkohem bisedimeve mes grupeve parlamentare, pres që të ketë një takim sa më shpejt”, tha kryeministri dhe shtoi:
“Procesi i emërimit lind tension. Unë shpjegova se çfarë është ky proces - kërkohet konsensus, i cili e ngadalëson atë. Po të mos ishte procesi i tillë, do t'i kisha emëruar të gjithë zëvendësministrat dhe prefektët prej kohësh, sepse stilolapsi është tek unë”.Nënpresidentja Ilijana Jotova tha, se tekstet e ndryshuara në Kushtetutë u kthyen kundër krijuesve të tyre. Jotova komentoi para gazetarëve se “për shkak të këtyre ndryshimeve në Kushtetutë, sot nuk mund të zgjidhet kryetari i Kuvendit Popullor”...
Shtatëdhjetë e shtatë për qind e atyre që punojnë në arsimin e mesëm janë të gatshëm të protestojnë me kërkesën për rritjen e pagave në këtë sektor, sipas një sondazhi kombëtar nga Konfederata e Punës “Podkrepa”. Gjysma e të anketuarve kanë deklaruar..
Këshilli i Ministrave miratoi një projekt-marrëveshje donacioni midis Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Bullgarisë për dhënien e një kontributi vullnetar për të mbështetur aktivitetet e organizatës në Rripin e Gazës me shumën prej 100 mijë euro...
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte..
Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre..
Autoritetet në Greqi do të dërgojnë më shumë policë për të punuar në postbllokun "Promahon" në kufirin me Bullgarinë për përpunimin më të shpejtë të..