Nëse proceset nuk shkojnë mirë, unë do të jap dorëheqje, si dhe një pjesë e madhe e ministrave që kanë hyrë në këtë qeveri për të kryer punën e tyre, tha kryeministri akademik Nikollaj Denkov në Konferencën e Parë Vjetore të Këshillit për Analiza Ekonomike.
“Puna në Këshillin e Ministrave po ecën me një frymë mjaft konstruktive. Ne diskutojmë gjithçka me qetësi dhe me argumente. Problemet janë lidhur me zbatimin e programit legjislativ në parlament. Unë do t'i bashkohem bisedimeve mes grupeve parlamentare, pres që të ketë një takim sa më shpejt”, tha kryeministri dhe shtoi:
“Procesi i emërimit lind tension. Unë shpjegova se çfarë është ky proces - kërkohet konsensus, i cili e ngadalëson atë. Po të mos ishte procesi i tillë, do t'i kisha emëruar të gjithë zëvendësministrat dhe prefektët prej kohësh, sepse stilolapsi është tek unë”.Presidenti Rumen Radev sot edhe një herë iu drejtua Gjykatës Kushtetuese me kërkesë që ndryshimet në Kushtetutë të bëra nga Legjislatura e 49-të të Kuvendit Popullor të shpallen jokushtetuese. Kundërshtimet e kreut të shtetit janë kundër heqjes së..
Ambasadorja e Austrisë Andrea Ikic-Böm vizitoi dje kufirin bullgaro-turk me ftesë të drejtorit të Drejtorisë kryesore të Policisë Kufitare, njoftoi sot shërbimi për shtyp i Ministrisë së Punëve të Brendshme. Së bashku me drejtorin kryekomisionar Anton..
Ministri i punëve të jashtme Ivan Kondov mori pjesë në takimin e ministrave të punëve të jashtme të vendeve anëtare të Nismës së Evropës Qendrore (CEI), që u mbajt sot në Tiranë. Ndër temat e diskutuara ishte roli i CEI në bashkëpunimin rajonal dhe..
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte..
Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre..