Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një takim i liderëve pushtetarë do të zgjidhë mosmarrëveshjet parlamentare

Nikollaj Denkov
Foto: BGNES

Në ditët në vijim do të mbahet takim i kryesisë së shumicës parlamentare për të zgjidhur kontradiktat, njoftoi kryeministri Nikollaj Denkov. Ai gjithashtu do të marrë pjesë në bisedime dhe përkujtoi se të gjitha emërimet në qeveri janë të dakorduara me GERB-SDS, gjë që e ngadalëson procesin. Sipas kryeministrit, negocimi për një marrëveshje koalicioni do të zgjasë muaj. Kontradiktat kryesore për momentin janë rreth miratimit të ligjeve në parlament, tha Denkov  para gazetarëve pas hapjes së Forumit të Katërt Ekonomik të Sofjes. Ne po bëjmë punën tonë në Këshillin e Ministrave, theksoi kryeministri. Sipas tij, përpjekja për të gjetur një formë që stabilizon vendimmarrjen parlamentare është në radhë të parë detyrë e grupeve parlamentare.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 10 korrikun 2024

Të mërkurën do të jetë me diell dhe e nxehtë. Pas mesditës do të ketë vranësira, por vetëm në vende të veçanta në Bullgarinë Lindore dhe në male do të ketë reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 17 dhe 21°, në Sofje 18°. Maksimumi..

botuar më 24-07-09 7.40.MD

PP nuk do të marrë pjesë në bisedimet për formimin e qeverisë

Deputetët e “Po e vazhdojmë ndryshimin” (PP-DB) rikonfirmuan në mbledhjen e tyre qëndrimin e Këshillit Kombëtar të PP-së se “brenda Asamblesë së 50-të Kombëtare nuk ka shumicën e nevojshme për të krijuar një qeveri të vërtetë reformiste,..

botuar më 24-07-09 6.23.MD

GERB-SDS nuk do të mbështesë as mandatin e dytë dhe as të tretë eksplorues

Pa pasur qartësi se kur do të jepet saktësisht mandati i dytë eksplorues për formimin e qeverisë, GERB deklaroi në një deklaratë për shtyp se grupi GERB-SDS në parlament nuk do ta mbështesë atë në asnjë kusht. Vendimi i GERB-it është kategorik edhe..

botuar më 24-07-09 4.11.MD