Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në prag të Kurban Bajramit, myslimanët nderojnë të afërmit e tyre të vdekur

Foto: БТА

Festa më e madhe për myslimanët, e cila shënon fundin e të ashtuquajturit haxhillëk - pelegrinazh në qytetin e shenjtë të Mekës, është Kurban Bajrami. Në orët e mbrëmjes të Ditës së Arifes (27 qershor), para festës, myslimanët u bëjnë nderime të afërmve të tyre të vdekur. Të nesërmen në mëngjes bëhen lutjet festive në xhami.

Festa lidhet me fuqinë e besimit dhe shënohet me flijimin e një kafshe si shprehje mirënjohjeje ndaj të Plotfuqishmit. Në këtë mënyrë, besimtarët i bëjnë homazhe profetit Ibrahim, i cili ishte gati të sakrifikonte djalin e tij Ismailin për të vërtetuar besimin e tij në Allahun. Rituali simbolizon përulësinë, pendimin, pajtimin dhe faljen.

E quajnë Kurban Bajramin një festë të mëshirës dhe faljes, e cila bashkon bashkësinë e njerëzve që besojnë në Islam. Tradicionalisht, të rinjtë kërkojnë falje nga të rriturit dhe fëmijët marrin dhurata.

Në qytetin e Bullgarisë Jugore Momçillgradit ka një traditë interesante. Në Ditën e Arifesë shpërndahen gatesa të ëmbla të quajtura bullgarisht mekici. Këtë vit, vullnetarët do të shpërndajnë më shumë se 2000 gatesa të tilla gjatë një koncerti festiv në një skenë rregulluar në parkun e qytetit dhe fëmijët e qytetit do të shfaqin talentet e tyre.

Më shumë për festën mund të lexoni në botimin “Kurban Bajrami – kohë për bamirësi dhe faljenga koleksioni i Radio Bullgarisë.

Redaktore: Elena Karkallanova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ditët më të nxehta të verës lidhen me kultin ndaj zjarrit

Tre ditë në mesin e korrikut gëzojnë vëmendje të veçantë në kalendarin bullgar. Kjo është koha më e ngrohtë e vitit dhe populli ynë i quan me elokuencë 15, 16 dhe 17 korrik – Ditët e Nxehta ( Goreshtnici ). Në këtë mënyrë, paraardhësit tanë nderonin..

botuar më 25-07-15 5.55.PD

29 qershor - Dita e Sjenjtorëve Apostuj Pjetri dhe Pali

Më 29 qershor, Kisha ka vendosur të kremtojë njëkohësisht kujtimin e Apostujve të mëdhenj Pjetrit dhe Palit, të cilët ajo i quan "kryeapostuj të parë" dhe "mësues të gjithësisë". Të dy apostujt u përkushtuan shumë për përhapjen e Fjalës së Zotit,..

botuar më 25-06-29 12.45.MD
Janka Selimi me vajzën e saj Milena Selimi

Një jetë përkthyer në fjalë - Janka Selimi feston 90-vjetorin e saj

Një jetë mes librave, fjalëve dhe urtësisë – kështu mund të përshkruhet rrugëtimi i përkthyeses së njohur Janka Trifonova Selimi, e cila në moshën 90-vjeçare vijon të sfidojë kohën me pasionin dhe përkushtimin e saj ndaj letërsisë.  Janka Selimi..

botuar më 25-06-25 8.05.PD