Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për 28 qershorin 2023

Ditë e ngrohtë me paralajmërim për kod të verdhë për reshje të rrezikshme në 10 zona

Foto: BGNES

Ditën e mërkurë do të jetë me diell deri në mesditë. Pas mesditës do të ketë vranësira me reshje shiu në të gjithë Bullgarinë më intensive në verilindje dhe jugperëndim. Do të ketë kushte për breshër. Temperaturat minimale do të jenë nga 15 deri në 20°, në Sofje - 15°. Temperaturat maksimale do të jenë nga 28° deri në 33° në veriperëndim të Bullgarisë dhe në zonat e larta perëndimore - 25-27°, në kryeqytet - 26°.

Mbi Detin e Zi do të mbajë mot me diell, pas mesditës do të ketë vranësira dhe reshje shiu. Temperaturat maksimale të ajrit do të jenë 27-31°. Uji i detit është 22-26°.

Pas mesditës do të ketë edhe reshje shiu në zonat malore. Temperatura në lartësi 1200 m do të jetë deri në 22°, në 2000 m deri në 14°.

Të enjten reshje shiu do të ketë në pjesën jugore të vargmaleve Rilla dhe Rodopet dhe në rajonet lindore. Në pjesën tjetër të vendit, vranësitë do të zvogëlohen deri në diell.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

80 bullgarë të tjerë u evakuuan me sukses nga Libani, numri i përgjithshëm i të kthyerve është 169

80 shtetas të tjerë bullgarë nga Libani u ulën në Aeroportin e Sofjes me aeroplanin qeveritar. Kështu, numri i të evakuuarve me dy fluturimet pas 30 shtatorit është tashmë 169. Fluturimin e fundit e ka mirëpritur ministrja e transportit Krasimira..

botuar më 24-10-02 9.58.PD

Një bienale ndërkombëtare me akuarel mbledh artistë nga 7 vende në Sofje

Nga data 2 deri më 20 tetor, në galerinë "Nuanca" të Sofjes do të mbahet edicioni i tretë i Bienales Ndërkombëtare të Akuarelit. Ekspozita do të prezantojë veprat e 14 artistëve nga 7 vende - Australia, Bullgaria, Italia, Moldavia, Rusia, Tajvani..

botuar më 24-10-02 6.25.PD

Parashikimi i motit për 2 tetorin

Të mërkurën temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2 dhe 12°, në Sofje 5°. Maksimumi do të jetë nga 19 deri në 24°, në kryeqytet do të jetë 21°. Në zonat e larta të Bullgarisë Perëndimore ka kushte për ngrica në mëngjes. Gjatë ditës do të..

botuar më 24-10-01 6.20.MD