Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kreu i GERB-it dënoi sjelljen e partisë “Vëzrazhdane”

Bojko Borisov.
Foto: BGNES

Kreu i GERB-it, Bojko Borisov, dënoi kategorikisht agresionin e partisë "Vëzrazhdane" ndaj njerëzve që mendojnë në një mënyrë të ndryshme, provokimet e tyre dhe gjuhën e urrejtjes. Në parlament ai deklaroi: "Ne jemi kundër asaj që po ndodh në Varna, në Sofje, veçanërisht agresionit, rrahjeve. Ka mjaft tekste në Kodin Penal ku mund të dënohet huliganizmi dhe çdo manifestim i tillë".

Para gazetarëve ai shtoi se dëshiron të harrojë shpejt takimin e fundit të kryesisë me koalicionin bashkëqeverisës "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike". Sipas tij, ai ka krijuar vetëm një vijë tjetër ndarëse. Bojko Borisov mendon se mbledhjet e lidershipit janë të tilla kur aty nuk mblidhen 10-15 veta. "Aty nuk vendoset asgjë. Pasi fola mbrëmë mbeta shumë i befasuar. Për dy orë biseduam se si ta bëjmë qeverinë të funksionojë më mirë". Në takim duhej të saktësohej dokumenti për riafirmimin e mbështetjes për qeverinë.

Ndërkohë ditën e martë u bë e qartë se Prokuroria e Qytetit të Sofjes fillon kontrollime, pas një postimi të liderit të partisë “Vëzrazhdane” Kostadin Kostadinov në rrjetet sociale. Kryeministri Nikollaj Denkov dënoi sjelljen e Kostadinov dhe i bëri thirrje partisë "Vëzrazhdane" që t'i kthehet veprimeve që përputhen me ligjet e vendit. “Në muajin e fundit shohim një aktivizim të vazhdueshëm të këtij agresioni, përfshirë edhe postimet publike të kreut të partisë “Vëzrazhdane”, duke përfshirë edhe thirrjet për të ushtruar dhunë... Fatkeqësisht, historia e njerëzimit e di këtë. Problemet e mëdha fillojnë me aksionet e vogla të këtij lloji”, tha Denkov. Si kundërpërgjigje, kreu i “Vazrazhdane” akuzoi pushtetarët se po zbatojnë “udhëzimet e ambasadës amerikane”.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 11 shtatorin

Gjatë 24 orëve të ardhshme do të mbajë mot i vranët. Në shumë vende do të ketë reshje shiu, kryesisht në gjysmën lindore të vendit, do të shoqërohen me bubullima dhe do të jenë të konsiderueshme në sasi. Të mërkurën pas mesditës nga perëndimi..

botuar më 24-09-10 7.40.MD
Atanas Zafirov

BSP tërhoqi dokumentet për pjesëmarrje të pavarur në zgjedhje, do të marrë pjesë si koalicion

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të BSP-së Atanas Zafirov i tërhoqi dokumentet për pjesëmarrje të pavarur të BSP-së në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 27 tetorit. Dokumentet u dorëzuan nga mbështetësit e lideres së dorëhequr Kornelia Ninova,..

botuar më 24-09-10 5.54.MD

Nuk është ende e qartë nëse DPS rreth Ahmed Dogan do të regjistrohet për zgjedhjet

Deri më tani, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nuk ka marrë vendim për aplikimin e dorëzuar që fraksioni i DPS-së rreth kreut të nderit Ahmed Dogan të dalë i vetëm në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 27 tetorit. Ai u dorëzua ditën e hënë..

botuar më 24-09-10 4.21.MD