Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kreu i GERB-it dënoi sjelljen e partisë “Vëzrazhdane”

Bojko Borisov.
Foto: BGNES

Kreu i GERB-it, Bojko Borisov, dënoi kategorikisht agresionin e partisë "Vëzrazhdane" ndaj njerëzve që mendojnë në një mënyrë të ndryshme, provokimet e tyre dhe gjuhën e urrejtjes. Në parlament ai deklaroi: "Ne jemi kundër asaj që po ndodh në Varna, në Sofje, veçanërisht agresionit, rrahjeve. Ka mjaft tekste në Kodin Penal ku mund të dënohet huliganizmi dhe çdo manifestim i tillë".

Para gazetarëve ai shtoi se dëshiron të harrojë shpejt takimin e fundit të kryesisë me koalicionin bashkëqeverisës "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike". Sipas tij, ai ka krijuar vetëm një vijë tjetër ndarëse. Bojko Borisov mendon se mbledhjet e lidershipit janë të tilla kur aty nuk mblidhen 10-15 veta. "Aty nuk vendoset asgjë. Pasi fola mbrëmë mbeta shumë i befasuar. Për dy orë biseduam se si ta bëjmë qeverinë të funksionojë më mirë". Në takim duhej të saktësohej dokumenti për riafirmimin e mbështetjes për qeverinë.

Ndërkohë ditën e martë u bë e qartë se Prokuroria e Qytetit të Sofjes fillon kontrollime, pas një postimi të liderit të partisë “Vëzrazhdane” Kostadin Kostadinov në rrjetet sociale. Kryeministri Nikollaj Denkov dënoi sjelljen e Kostadinov dhe i bëri thirrje partisë "Vëzrazhdane" që t'i kthehet veprimeve që përputhen me ligjet e vendit. “Në muajin e fundit shohim një aktivizim të vazhdueshëm të këtij agresioni, përfshirë edhe postimet publike të kreut të partisë “Vëzrazhdane”, duke përfshirë edhe thirrjet për të ushtruar dhunë... Fatkeqësisht, historia e njerëzimit e di këtë. Problemet e mëdha fillojnë me aksionet e vogla të këtij lloji”, tha Denkov. Si kundërpërgjigje, kreu i “Vazrazhdane” akuzoi pushtetarët se po zbatojnë “udhëzimet e ambasadës amerikane”.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nasri Halil Abu Xhaish

Palestina do të negociojë me “Hamasin” për lirimin e marinarëve bullgarë nga “Galaxy Leader”

Çështja e lirimit të dy marinarëve bullgarë që janë pengje të hutëve jemenas do të ngrihet në një takim në Kajro. Këtë e bëri të ditur ambasadori i sapoemëruar palestinez Nasri Halil Abu Xhaish. Detarët bullgarë, pjesë e ekuipazhit të “Galaxy..

botuar më 24-10-08 3.38.MD

Në Bruksel do të ketë një takim për seksionin bullgaro-maqedonas të korridorit nr. 8

Ministria e Transportit njoftoi se më 16 tetor në Bruksel do të ketë një takim në nivel të zëvendësministrave dhe përfaqësuesve të Komisionit Evropian në mes të vendeve bullgare dhe të Maqedonisë së Veriut, njofton BGNES. Do të diskutohen të gjitha..

botuar më 24-10-08 10.42.PD

Në Sofje u nderuan viktimat e sulmit të 7 tetorit 2023 kundër Izraelit

Një ceremoni përkujtimore në Sinagogën Qendrore të Sofjes shënoi një vit nga sulmi i paprecedentë i lëvizjes palestineze "Hamas" kundër Izraelit. Sulmi shkaktoi luftën në Gazë, e cila, për shkak të organizatës "Hezbollah", përfshiu edhe..

botuar më 24-10-08 9.53.PD