Apostujt e Shenjtë Pjetër dhe Pali janë dy nga apostujt më të nderuar, më të famshëm dhe më me ndikim të Kishës së Krishterë.
Apostulli Pjetër, i lindur si Simon, ishte një nga dishepujt e parë të Shpëtimtarit, i zgjedhur nga Ai për të qenë guri mbi të cilin do të ndërtohej Kisha e Krishtit. Ai ishte një peshkatar i zakonshëm. Një mëngjes, kur po përgatitej të zinte peshk, me vëllain e tij Andrej, Biri i Perëndisë kaloi pranë tyre dhe u tha: “Ndiqmëni dhe unë do t’ju bëj peshkatarë njerëzish” (Mateu 4:19). Atëherë Andrej dhe Simoni lanë rrjetat dhe ndoqën Zotin. Me kapjen e Jezu Krishtit, Pjetri tregoi frikacak dhe e mohoi Atë tri herë, por pas Ringjalljes së Ndritur ai u bë një dëshmitar i zellshëm i ngjarjes së Shpëtimit. Ditën e Rrëshajave, kur ai predikoi fjalën e Perëndisë pagëzoi mijëra njerëz. Roli i tij në përhapjen e krishterimit, veçanërisht midis hebrenjve, ishte vendimtar.
Apostulli Pali, para pagëzimit të tij Savel, ishte një përsekutues mizor i të krishterëve. Kur shkoi në Damask për të përndjekur të sapopagëzuarit, ai u kthye nga Krishti në besim dhe u bë predikuesi kryesor i tij. Si misionar, ai udhëtoi në shumë vende (Arabi, Siri, Qipro, Azinë e Vogël, Maqedoni, Greqi, Romë) dhe përhapi mësimet e Krishtit.
Shën Pali shkroi 14 letra drejtuar kishave të ndryshme dhe të krishterëve individualë, të cilat studiohen ende sot dhe konsiderohen si mësime të rëndësishme për jetën e krishterë.
Sipas traditës, Apostujt e Shenjtë Pjetër dhe Pali përfunduan jetën e tyre tokësore në të njëjtën ditë - 29 qershor të vitit 67. Shën Apostulli Pjetri u dënua me një kryqëzim të turpshëm, si pagan, dhe Shën Apostulli Pali u pre me shpatë sepse ishte qytetar romak. Për të kujtuar vuajtjet e themeluesve të mësimeve të Krishtit dhe të të krishterëve të parë, Kisha vendos të ashtuquajturën Kreshmë Apostolike, e cila fillon gjithmonë të dielën pas Rrëshajave. Ndryshe nga Kreshma e Madhe, kjo kreshmë nuk është aq i rreptë, por fakti që Kisha e përcaktoi - flet për nevojën e përgatitjes shpirtërore që u paraprin festave të mëdha kishtare. Kjo do të thotë që besimtarët e krishterë duhet t’i kujtojnë këta mësues shpirtërorë, emrat e të cilëve - Pjetër – “gur” dhe Pali – “i vogël”, flasin për qëndrueshmërinë dhe përulësinë për të cilën duhet të synojnë ndjekësit e Krishtit.
Në Bullgari, të dy apostujt janë ndër shenjtorët më të nderuar. Këtë e dëshmojnë tempujt dhe manastiret e shumta në vendin tonë, që mbajnë emrin e Apostujve të Shenjtë Pjetër dhe Pali. Në ditën e festës, ata të gjithë shënojnë festën e ndritshme në mënyrë të përshtatshme me Liturgjinë e Shenjtë.
Shumë janë mbajtësit e emrave, që këtë ditë falënderojnë për mbrojtjen dhe ndërmjetësimin lutës të dy shenjtorëve: Pjetri, Petja, Pavllina, Polina, Kamen, Pavell dhe emrat e tyre të prejardhur.
Në kalendarin popullor, festa lidhet me të korrat dhe mollët e para të quajtura bullgarisht petrovki, kafshë të reja dhe tubimet gazmore kushtuar dy apostujve të shenjtë.
Për një prej shenjtëroreve në Bullgari, kushtuar dy apostujve mund të lexoni në botimin “Mua nuk më preku as shpata dhe robëria, as zjarri, as tërmeti” – Manastiri i Shenjtorëve Pjetri dhe Pavli” nga koleksioni i Radio Bullgarisë.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
“Sot festojmë një përvjetor: 139 vjet nga Lufta Serbo-Bullgare dhe fitorja e ushtrisë së re bullgare. Ashtu si Bashkimi i Bullgarisë është vetëm çështje bullgare, kështu edhe fitorja në këtë luftë është fitore vetëm e ushtrisë bullgare”. Ministri i..
Sot, më 6 nëntor, mbushen 104 vjet nga aneksimi i Krahinave Perëndimore (rajonet kufitare juglindore të Serbisë me popullsi bullgare) në vitin 1920. Aneksimi u bë sipas Traktatit të Paqes të Neuilly të vitit 1919 , i cili i dha fund Luftës së Parë..
Kisha jonë Ortodokse nderon sot kujtimin e anargjirëve dhe mrekullibërës të shenjtë Kozma dhe Damian, të cilët jetuan në shekullin e IV-të. Të dy ishin vëllezër nga Asiria, Azia e Vogël. Babai i tyre ishte një grek pagan që vdiq herët. Nëna e tyre..