Deputetët e GERB, “Po e vazhdojmë ndryshimin (PP-DB) dhe Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë (DPS) i bënë thirrje Këshillit të Lartë Gjyqësor që të pezullojë zgjedhjen e Prokurorit të ri të Përgjithshëm deri në vendimin përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese dhe miratimin përfundimtar të ndryshimeve të parashikuara në Kushtetutën e Republikës së Bullgarisë. Kështu thuhet në një deklaratë të nënshkruar nga përfaqësuesit e partive.
“Ne duam zgjedhje transparente dhe të ndershme të një Prokurori të ri të Përgjithshëm”, tha Denica Saçeva nga GERB. Deputeti i DPS-së, Deljan Peevski, tha se fillimisht duhet të miratohen ndryshimet në Kushtetutë, pastaj një Këshill i ri i Lartë Gjyqësor dhe më pas një Prokuror i ri i Përgjithshëm.
Ivan Geshev u lirua nga posti i Prokurorit të Përgjithshëm më 15 qershor me vendim të Këshillit të Lartë Gjyqësor. Pas kësaj filloi procedura për zgjedhjen e ushtruesit të detyrës së Prokurorit të Përgjithshëm dhe u emërua Borisllav Sarafov.Të premten temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10 dhe 15°, në Sofje 13°. Maksimumi do të jetë nga 26 deri në 31°, në kryeqytet do të jetë 28°. Gjatë ditës do të mbajë mot me diell në Bullgarinë Qendrore dhe Lindore. Vranësirat do të..
Komisioni Evropian paralajmëroi zyrtarisht Bullgarinë, Estonin dhe Irlandën që të transpozojnë saktë Ligjin e BE-së kundër racizmit dhe ksenofobisë, njoftoi korrespondentja e BNR në Bruksel, Angelina Piskova. Në arsyetimin e tij, Komisioni Evropian vë..
Largimi i shtetasve bullgarë nga Libani, i kryer me dy fluturime drejt Bullgarisë, tashmë duket i vështirë për t'u realizuar, sipas ambasadorit tonë në vend Jasen Tomov. Sipas tij, fluturimi i radhës është i rrezikshëm, prandaj po kërkohen variante..
Ministri i jashtëm në detyrë Ivan Kondov kryeson delegacionin bullgar për të marrë pjesë në seancën e 45-të të Konferencës së Ministrave të Frankofonisë, e..
Bullgaria dhe SHBA do të zgjerojnë Marrëveshjen e Bashkëpunimit Ndërqeveritar për projektin për ndërtimin e një kapaciteti të ri bërthamor në..
Komisioni Evropian paralajmëroi zyrtarisht Bullgarinë, Estonin dhe Irlandën që të transpozojnë saktë Ligjin e BE-së kundër racizmit dhe ksenofobisë,..