Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Vollodimir Zelenski mbërriti në Bullgari

Foto: BGNES

Presidenti Vollodimir Zelenskimbërriti për një vizitë njëditore në vendin tonë, njoftoi qendra e shtypit e qeverisë. Avioni i qeverisë bullgare, në të cilin udhëton kreu i shtetit ukrainas, u ul në aeroportin e Sofjes pak minuta pas orës 12:00.

Në Këshillin e Ministrave, Zelenski do të bisedojë me kryeministrin Nikollaj Denkov dhe ministren e jashtme Maria Gabriel. Ai do të ketë  takime edhe me presidentin Rumen Radev dhe me udhëheqësit e grupeve parlamentare që paraqitën draft-deklaratën në mbështetje të anëtarësimit të Ukrainës në NATO.

Në Twitter presidenti ukrainas shkroi: “Do të bisedoj me kryeministrin Nikollaj Denkov, do të takohem me presidentin Rumen Radev, qeveritarë, deputetë, politikanë, gazetarë. Do të diskutojmë integrimin euroatlantik i Ukrainës, takimin e NATO-së, garancitë e sigurisë dhe zbatimin e Formulës së Paqes”.

Gjatë ditës së sotme, kryeministri dhe ministri i jashtëm do të organizojnë një diskutim me pjesëmarrjen e presidentit të Ukrainës, ambasadorëve, politikanëve dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile, i cili do të transmetohet drejtpërdrejt në faqen e Këshillit të Ministrave në Facebook.

Vizita e Vollodimir Zelenski është e para në Evropën Juglindore që nga fillimi i luftës së Rusisë në Ukrainë. Nga ana bullgare, në vendin e sulmuar u realizua një vizitë zyrtare – ajo e kryeministrit Kirill Petkov në prill të këtij viti.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Vlladimir Malinov

Ministri i energjisë konfirmoi se një kompani hungareze dëshiron të blejë Lukoil Neftohim

Ministri në detyrë i energjisë, Vlladimir Malinov, ka konfirmuar për gazetarët se kompania hungareze "MOL" do të marrë pjesë në tenderin për shitjen e "Lukoil Neftohim". Fjalët e tij vijnë si përgjigje ndaj një deklarate të kryeministrit Viktor Orban, të..

botuar më 24-12-23 3.03.MD
Deljan Peevski

DPS “Fillimi i Ri” po largohet nga familja e liberalëve europianë

DPS largohet nga ALDE. Në një pozitë për mediat, kryetari i partisë, Deljan Peevski, bëri të ditur se i dërgoi një letër Aleancës, në të cilën njofton vendimin e DPS-së për ndërprerjen e anëtarësimit në ALDE. Vendimi u mor pas një analize dhe debati..

botuar më 24-12-23 12.56.MD

Qytetarët këmbëngulin për kushte humane në strehimoret komunale

Organizatat për mbrojtjen e kafshëve protestuan para Bashkisë Metropolitane duke kërkuar trajtim human në strehimoret komunale. Ambientalistët theksojnë se qentë vuajnë në të ftohtë, të ngjeshur në kafaze të përbashkëta ku hanë veten për shkak të..

botuar më 24-12-23 12.08.MD