Me rastin e 10-vjetorit të themelimit të saj, shoqata “Malësori i Ri” – Petriç i vuri vetes për qëllim ngjitjen e të gjitha majave më të larta të maleve në Bullgari, transmetoi BTA. Iniciativa i përket një grupi fëmijësh. Deri më tani adhuruesit e malit janë ngjitur në gjithsej 24 maja. Këtë muaj, alpinistët e rinj kanë synuar pushtimin e malit Aramlija, malit Ruen, malit Botev, malit Bogdan dhe malit Gocev, ndërsa në gusht do të nisen drejt majave të Pirinit dhe Rillës - Vihrenit dhe Musallasë.
Në grup marrin pjesë rreth 40 fëmijë nga mosha 7 deri në 18 vjeç dhe synimi i tyre është të shkelin të gjitha 39 majat malore deri në nëntor. Shkaku i shoqatës “Malësori i Ri” është ndjekja e motos së shkrimtarit dhe themeluesit të lëvizjes së organizuar turistike në Bullgari, Aleko Konstantinov – “Njihuni me atdheun që ta doni”.
Prandaj, shumë shpesh shoqata kombinon ngjitjen e majave me data historike. Përveç historisë, fëmijët i kushtojnë vëmendje edhe biodiversitetit dhe veçorive në zonat që vizitojnë. Kështu, përveç dashurisë për malet, ata zhvillojnë edhe qëndrimin ndaj natyrës dhe atdheut. Gjatë ngjitjes në maja ata mësojnë për heronjtë kombëtarë, shpirtin dhe kulturën bullgare, gjë që kontribuon në rritjen e tyre morale, shpirtërore dhe intelektuale.
Me rastin e nismës së këtij viti, për çdo pjesëmarrës është krijuar një pasaportë personale turistike, ku fëmijët shënojnë majat e pushtuara.
Përpiloi: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Duke filluar nga kjo verë, vizitorët në Vraca mund të eksplorojnë qytetin malor përmes turneve plotësisht falas me guidë sipas modelit të turneve të ngjashëm që ofrohen në qytetet kryesore evropiane . Ideja është që vizitori i cili është ne..
Në Bullgari ka më shumë se 5 mijë shpella, secila më misterioze dhe e paarritshme, secila me historinë, bukurinë dhe misteret magjepsëse. Disa nga këto thesare të vërteta nëntokësore janë të rregulluara dhe mirëpresin turistët. Ju sjellim..
Ofertat e pronave për pushime në Bullgari janë rritur me 30-40% në tre vitet e fundit. Aktualisht numri i tyre i kalon 20 mijë. Gjithnjë e më shumë klientë preferojnë të marrin me qira një apartament apo edhe një shtëpi të tërë gjatë pushimeve të..