Caktimi i punës që nuk lidhet me detyrat e karakteristikës sonë të punës, mungesa e ekzaminimeve mjekësore falas në vendin e punës, refuzimi për të paguar për punën shtesë që bëjmë gjatë zëvendësimit të një kolegu që mungon - këto janë vetëm një pjesë e vogël e shkeljeve të punës në Bullgari, thekson raporti vjetor i Konfederatës së Sindikatave të Pavarura në Bullgari (KNSB).
Rreth 20 mijë denoncime për parregullsi janë depozituar pranë strukturave sindikale në të gjithë vendin. Është një praktikë e zakonshme që punëdhënësit të mos u japin punonjësve të tyre mundësinë që të përdorin të gjithë pushimin vjetor të paguar ose t'u caktojnë atyre punë shtesë gjatë pushimit/lejes kur sëmuren. KNSB ka një propozim"e drejta e refuzimit".
Kjo do të thotë që pas përfundimit të ditës së punës, punëdhënësi nuk duhet të caktojë detyra dhe të marrë në telefon punonjësin e tij. Propozimi vjen si përgjigje ndaj një ankese të sinjalituar të paraqitur nga gati 200 njerëz që thonë se punojnë në distancë dhe marrin detyra nëpërmjet emailit dhe telefonit pas orarit të punës. Këtë e ka bërë të ditur nënkryetari i KNSB-së Todor Kapitanov në një intervistë me Pllamen Kocev nga BNR - Vidin.
“Gjithnjë e më të shpeshta janë abuzimet e punëtorëve të cilët vazhdojnë të punojnë jashtë orarit, në mënyre që nuk është ligjërisht e rregulluar dhe rrjedhimisht edhe ligjërisht e paguar. Gjithnjë e më shpesh punëtorët duhet të punojnë jashtë kohës që është caktuar për punë, ata bëjnë punë gjatë pushimeve, gjatë fundjavave, madje edhe gjatë raportit mjekësor. Kjo edhe për shkak të rënies së stafit në çdo fushë. Puna është në rritje dhe në përputhje me rrethanat dikush duhet ta bëjë atë. E gjithë kjo, megjithatë, është në kurriz të shëndetit dhe kohës së lirë të punëtorëve. Dhe në ligj ka një limit për orarin e punës, i cili duhet të jetë 40 orë në javë për një javë pune 5 ditore”.
Lexoni më tepër:
Nuk mungojnë sinjalet lidhur me ngacmimet në vendin e punës, madje edhe kërcënimet e punëdhënësve, tregon raporti vjetor i KNSB-së. A është normale kjo?
“Konventa evropiane për dhunën dhe torturën në vendin e punës duhet të ratifikohet sa më parë të jetë e mundur për të parandaluar këto raste. Në Kodin tonë të Punës nuk ka ende një përkufizim të termave "ngacmim" dhe "torturë" kur dikush e ushtron ndaj një punonjësi. Prandaj, ligji duhet të tregojë qartë dhe kategorikisht se cilat janë përgjegjësitë dhe cilat janë sanksionet në raste të tilla. Më shpesh kjo ndodh në vendbanime të vogla, ku njerëzit nuk kanë shumë zgjedhje se ku të punojnë dhe punëdhënësit përfitojnë nga kjo.“ - tha Todor Kapitanov.
Bullgarët masivisht nuk arrijnë të përdorin pushimet e tyre, qëndrojnë në punë pas orarit të punës, nuk marrin shpërblimin e duhur shtesë... Kjo çon në mbingarkesë dhe stres në vendin e punës, zbuloi KNSB. E megjithatë, a kanë filluar vitet e fundit punëtorët në vendin tonë të kërkojnë më shpesh të drejtat e tyre? “Patjetër që po!”, shprehet Todor Kapitanov dhe shton:
“Kjo është edhe për shkak të fushatave informuese që sindikatat zhvillojnë çdo muaj në lidhje me lloje të ndryshme shkeljesh. Mendoj se njerëzit nuk po e marrin më me të qeshur situatën në vendin tonë, për faktin se ka rregullore, por këto rregullore nuk respektohen. Punëtorët duhet të dinë se ka burime të mjaftueshme, përfshirë strukturat e sindikatave në të gjithë vendin, ku mund të marrin informacion për të drejtat e tyre dhe çfarë të bëjnë kur besojnë se ato janë shkelur”.
Autore: Veneta Nikollova (bazuar në intervistën me Pllamen Kocev BNR-Vidin)
Përgatiti në shqip: Kostandina Bello
Foto: Pixabay, BGNES
Prej më shumë se një jave historia e një familje blegtorësh që rritin raca vendase të deleve ka tërhequr vëmendjen e publikut në Bullgari, por edhe të bashkatdhetarëve tanë jashtë vendit. Dhe në vend që të ndiqte teatrin në parlament dhe luftërat për..
Kush thotë se bullgarët janë njerëz të vrenjtur dhe pesimistë? Shëtisni nëpër tregjet e Krishtlindjeve të Sofjes dhe do të mbeteni me një përshtypje krejtësisht të ndryshme. Mjaftojnë dekorimet festive, muzika, dëfrimet dhe tezgat e mbushura me ëmbëlsira..
Shija pikante është një kulturë. Aleksandër Kjurkçiev - Sando, themeluesi i një ferme për speca djegëse pranë Sofjes dhe muzeut të parë për speca djegës në vendin tonë, është i bindur për këtë. Ai organizoi për të dytin vit radhazi festivalin “Chilli..
Secila prej tyre sjell ngrohtësi dhe ngjall emocione, sepse është bërë me dorë dhe është e papërsëritshme dhe unike. Dhe shkëlqimet e saj të argjendta..