Zona “Ledenika” mbledh kërkuesit e arit nga i gjithë vendi për një Asamble Kombëtare. Organizator i aktivitetit është Shoqata Bullgare e Kërkuesve të Arit dhe Meteoritëve Vendas, e cila është e vetmja e këtij lloji në Gadishullin Ballkanik. Takimi do të mbahet më 15 korrik, duke ofruar demonstrime në dy disiplina - kërkimi i arit të lumit dhe kërkimi i objekteve të ndryshme me detektorë metalikë. Në konkurs mund të marrë pjesë kushdo që dëshiron, ndërsa për fituesit ofrohen çmime të ndryshme lëndore. Kjo është mbledhja e dytë e kërkuesve të arit për vitin 2023. E para u mbajt në qershor në Parvomai, ku u mblodhën më shumë se 250 kërkues të metalit të çmuar. Mbledhja e tretë e kërkuesve të arit është planifikuar për në shtator në Banjat Starozagore.
Sipas ligjit për burimet nëntokësore, në Bullgari lejohet "shfrytëzimi i arit nga shtretërit e lumenjve me anë të pastrimit manual", me përjashtim të parqeve natyrore, ku ndalohen shumë aktivitete të tjera.
Përpilues: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip: Kostandina Bello
Rezultatet e referendumit për anëtarësimin e Moldavisë në BE, si një qëllim strategjik për t'u shkruar në kushtetutën e vendit, përforcuan pikëpamjen pro-evropiane të vendit, edhe pse me një dallim shumë të vogël nga euroskeptikët. Mirëpo, pritet..
Ambasada e Francës dhe Instituti Francez në Bullgari, në partneritet me Institutin Polar Francez "Paul-Emile Victor", Institutin Antarktik Bullgar, Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski" dhe Televizionin Kombëtar Bullgar organizojnë një takim..
Bullgarët e Besarabisë janë "pjesë e pandashme e fuqisë kombëtare bullgare, e bashkësisë shpirtërore dhe kulturore bullgare. Ata do të mbeten sepse lidhja mes nesh dhe tyre është e pathyeshme" - shkroi numri i vetëm i gazetës "Besarabia Bullgare",..
Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin..