Zona “Ledenika” mbledh kërkuesit e arit nga i gjithë vendi për një Asamble Kombëtare. Organizator i aktivitetit është Shoqata Bullgare e Kërkuesve të Arit dhe Meteoritëve Vendas, e cila është e vetmja e këtij lloji në Gadishullin Ballkanik. Takimi do të mbahet më 15 korrik, duke ofruar demonstrime në dy disiplina - kërkimi i arit të lumit dhe kërkimi i objekteve të ndryshme me detektorë metalikë. Në konkurs mund të marrë pjesë kushdo që dëshiron, ndërsa për fituesit ofrohen çmime të ndryshme lëndore. Kjo është mbledhja e dytë e kërkuesve të arit për vitin 2023. E para u mbajt në qershor në Parvomai, ku u mblodhën më shumë se 250 kërkues të metalit të çmuar. Mbledhja e tretë e kërkuesve të arit është planifikuar për në shtator në Banjat Starozagore.
Sipas ligjit për burimet nëntokësore, në Bullgari lejohet "shfrytëzimi i arit nga shtretërit e lumenjve me anë të pastrimit manual", me përjashtim të parqeve natyrore, ku ndalohen shumë aktivitete të tjera.
Përpilues: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip: Kostandina Bello
Hekurudha nëntokësore e qytetit të Sofjes doli të ishte ndër më të pëlqyerat në Evropë. Metroja e Sofjes renditet e dyta, e tejkaluar vetëm nga ajo në Oslo, njofton TV Euronews. Sondazhi u krye nga kompania Bounce dhe u morën parasysh një sërë..
Patriku bullgar dhe Mitropolit i Sofjes Daniill u dërgoi një mesazh për vitin e ri shkollor mësuesve, nxënësve dhe prindërve. Ai do të tingëllojë sot në hapjen e vitit të ri shkollor në të gjitha shkollat në Bullgari. Në mesazhin e tij "me..
Më shumë se 55 mijë fëmijë bullgarë do të kalojnë për herë të parë pragun e shkollës, me frikë dhe emocione. Më 16 shtator nxënësit e klasës së parë do të hyjnë në dhomat e rinovuara të shkollave, të zbukuruara me tullumbace dhe lule. Dhe aty, të..
Më 5 tetor 2024 u hap shkolla e parë bullgare e së dielës në fshatin Trebisht të Gollobordës, Shqipëri. Shkolla mban emrin e festës më të bukur bullgare..
Më 22 dhe 23 shtator, bullgarët, kryesisht nga Italia Veriore, u mblodhën në qytetin e bukur italian Brunate mbi liqenin e Komos, në sfondin e Alpeve..