Në skenën verore të kinemasë “Cabana”, në hapësirën e parkut të Pallatit Kombëtar të Kulturës, ekspozita “Sofja e egër – zogj” drejton vështrimin drejt botës së shpendëve. Zogjtë dhe diversiteti i tyre janë treguesit më të rëndësishëm dhe elokuent të cilësisë së jetës në një qytet të caktuar, theksojnë organizatorët nga “Perspektiva kulturore”. Ekspozita është eventi i fundit në programin e festivalit veror “Culturama 2023” dhe mund të shikohet nga data 18 korrik deri më 15 gusht. Është një vazhdim i një teme të paraqitur për herë të parë nga Muzeu Historik Rajonal në Sofje në vitin 2020, kur një ekip fotografësh dhe artistësh prezantojnë kafshë të njohura dhe që shihem shumë rrallë. Mesazhi i "Sofia e egër - zogj" u drejtohet banorëve të qytetit të madh, të cilët në përpjekjet e tyre për të fisnikëruar hapësirat e gjelbra shkatërrojnë habitatet e specieve të egra. “Shtysa që na nxiti të shfaqim këtë ekspozitë, në të cilën të vendosim tema të rëndësishme shoqërore dhe ide të hapave të vegjël drejt ndryshimit në ballafaqim me imazhet e këtyre krijesave të jashtëzakonshme, është tema e ngrohjes globale të shkaktuar nga emetimet e dëmshme, që kërcënojnë të ardhmen e të gjitha qenieve të gjalla në planetin tonë”, theksojnë organizatorët.
Kjo është ekspozita e tretë nga edicioni i sivjetshëm i festivalit, pas asaj të titulluar "Zogjtë - Parajsë në tokë" dhe "Nostalgji për Parajsën".
Përpilues: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip: Kostandina Bello
Foto: Culturama 2023
Shkrimtare, përkthyese, gazetare, përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, Milena Selimi nuk rresht së promovuari kulturën, letërsinë, vlerat dhe traditat bullgare. Një nga arritjet e saj profesionale më të fundit është..
Drama biografike 138-minutëshe e Italisë, Francës dhe Spanjës “Limonov” fitoi Çmimin e Madh për Përshtatje Mjeshtërore Letrare në Konkursin Ndërkombëtar të Filmit me metrazh të gjatë Cinelibri . Favoriti u shpall nga kryetarja e jurisë, aktorja..
Pak ditë më parë në qytetin tonë të Detit të Zi Burgas u hap një hapësirë ku arti, shkenca dhe magjia i japin dorë njeri tjetrit. Mysafirët e Muzeut të ri të së Pamundshmes transportohen në botët paralele për të mësuar më shumë rreth universit...