Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ka rritje të investimeve të huaja

Bogdan Bogdanov
Foto: BGNES

“Në vitin 2022, eksporti i prodhimit të armëve nga Bullgaria u rrit me 200%. Vlera e tyre është më shumë se 1.6 miliardë euro. Rritja e të ardhurave është 220% krahasuar me vitin 2020”, tha për BNT ministri i ekonomisë Bogdan Bogdanov. Viti 2022 është i dyti nga 15 vitet e fundit me rritjen më të madhe të investimeve, shtoi ai. Trendi vazhdon edhe në vitin 2023. Për 4 muajt e parë të vitit, investimet në Bullgari u rritën me 60%. Ministri komentoi se çdo ditë takohet me investitorë ndërkombëtarë dhe kompani vendase që duan të zgjerojnë prodhimin e tyre dhe janë optimistë për pranimin e ardhshëm të Bullgarisë në Shengen dhe në Eurozonë. Interes më të madh ka ndaj rajoneve me infrastrukturë të zhvilluar si Plovdivi, e në vitin e fundit edhe Burgasi, i cili vitin e kaluar ishte në vendin e parë për tërheqjen e investimeve të huaja direkte. Po punohet për të caktuar  qytetet Ruse, Pleven dhe Vidin si qendra investimi në Bullgarinë Veriore, tha ministri.



Më shumë nga rubrika

Inflacioni vjetor është ngadalësuar në 4.7%

Inflacioni vjetor për muajin dhjetor 2023 krahasuar me dhjetorin 2022 është 4,7 për qind dhe inflacioni mesatar vjetor për periudhën janar - dhjetor 2023 krahasuar me periudhën janar - dhjetor 2022 është 9,5 për qind, tregojnë të dhënat e Institutit..

botuar më 24-01-15 3.56.MD
Foto: BGNES

Me rritjen e pagës minimale rriten edhe shpresat e bullgarëve për një fuqi më të mirë blerëse

Viti 2024 filloi me ndryshime të shumta në lidhje me të ardhurat e qytetarëve bullgarë. Paga minimale tani është 933 leva (477.04 EUR). Rritja krahasuar me vitin e kaluar është 19.6%, ose me 153 leva (78.23 EUR). Paga minimale për orë është 5.58 leva..

botuar më 24-01-12 7.30.PD
Nikollaj Denkov

Inflacioni i lartë është pengesa e vetme për hyrjen e Bullgarisë në Eurozonë

Ne nuk jemi më fuqia punëtore më e lirë në BE. Me rritjen e të ardhurave, е kemi kaluar Hungarinë dhe Bullgaria është tani e parafundit, tha kryeministri Nikollaj Denkov në një konferencë në Facebook. E vetmja gjë që na pengon për Eurozonën është..

botuar më 24-01-10 11.09.PD