Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një zemër artificiale e gjeneratës së re është implantuar në spitalin “Çirkov”

Foto: spitali “Prof. Dr. Aleksandër Çirkov"

Për herë të parë në Bullgari kardiokirurgët nga spitali “Prof. Dr. Aleksandër Çirkov" implantuan një zemër artificiale të gjeneratës së re “Heart mate III”. Pajisja u implantua në një pacient 37-vjeçar me probleme serioze të zemrës për shkak të kardiomiopatisë së zgjeruar. Kur u shtrua në spital, funksioni pompues i zemrës ishte dobësuar në mënyrë dramatike, duke arritur në 10-15%. Gjendja e tij kërkon ose një transplantim, ose një lloj tjetër pajisjeje për të mbështetur zemrën derisa të gjendet një donator i përshtatshëm. Operacionin e ka kryer ekipi i prof. Dimitër Petkov. Pacienti është në gjendje të mirë të përgjithshme dhe është vendosur në listën e pritjes për transplantim të zemrës.

Me gjeneratën e re të zemrave artificiale, pacientët kanë një periudhë më të gjatë mbijetese, pothuajse e krahasueshme me atë të pacientëve me zemër të transplantuar. Kështu, pacientët bullgarë tashmë do të jenë të barabartë me pacientët nga vendet e tjera të zhvilluara, në të cilat janë vendosur pajisje të tilla prej vitesh, bëri të ditur spitali.
Lexoni më tepër:


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në kohë pikante dhe Krishtlindjа jonë është djegëse

Shija pikante është një kulturë. Aleksandër Kjurkçiev - Sando, themeluesi i një ferme për speca djegëse pranë Sofjes dhe muzeut të parë për speca djegës në vendin tonë, është i bindur për këtë. Ai organizoi për të dytin vit radhazi festivalin “Chilli..

botuar më 24-12-07 7.00.PD

Banorët e qytetit Çernomorec "kyçin" detin

Qyteti bregdetar Çernomorec shënon festën e tij në Ditën e Shën Nikollës Çudibërësit. Shën Nikolla nderohet si shenjtor mbrojtës i peshkatarëve dhe marinarëve. Çdo vit në këtë datë organizohet një procesion litik me ikonën mrekullibërëse të Shën..

botuar më 24-12-06 6.10.PD

Sofja tashmë disponon sheshin më të madh të patinazhit në Ballkan

Sheshi i akullit më i madh në Gadishullin Ballkanik “Ice Park” ndodhet në Sofje. Parku i akullit i sapohapur zë një sipërfaqe totale prej 11,000 metrash katrorë, me një fushë akulli prej 4,000 metrash katrorë. Tre sheshe patinazhi të mëdha janë të lidhura..

botuar më 24-12-05 10.01.PD