Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Qeveritarët duan të ndërpritet koncesioni i Lukoilit për portin në Burgas

| rinovuar më 23-07-19 9.52.PD
Foto: EPA/BGNES

Jemi duke paraqitur propozimin për ndërprerjen e koncesionit të Lukoil-it për portin Rosenec, bëri të ditur bashkëkryetari i “Po e vazhdojmë ndryshimin” Kirill Petkov. “Gjithmonë ka pasur dyshime për kontrollin e këtij porti. Hyrja jonë në Shengen është një qëllim kategorik i vendit tonë dhe ky është një hap i madh dhe i qartë në këtë drejtim. Ministria e Transportit tha se mund të menaxhonte portin. Kështu do të ketë të hyra në thesar”, theksoi Petkov dhe shtoi se “hapi është në përputhje me rregulloren e BE-së për sanksionet kundër luftës”.

“Në kohën kur Rusia e ka shpallur Bullgarinë vend armik për shkak të luftës që po bën në Ukrainë, ne po marrim masa për të kufizuar mundësitë që Moska të përdor infrastrukturën bullgare për qëllime financiare”, tha Atanas Atanasov nga “Bullgaria Demokratike”.

GERB propozon, përveç Rosenec, që t'i hiqen Lukoil-it edhe tubat e transportit nga porti deri në rafineri dhe të hiqet figura e një menaxheri special, njoftoi kreu i GERB-it Bojko Borisov.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Petër Ganev

Sipas IPI, pushtetarët e rinj duhet të marrin vendime jopopullore

Ekonomisti nga Instituti për Ekonominë e Tregut (IPI) Petër Ganev anoncoi për BNR-në Librin e tyre të Bardhë për ekonominë bullgare - "Zhbllokimi i rritjes: rruga përpara pas zgjedhjeve". "Ne duhet të kërkojmë marrëveshje dhe të miratojmë një buxhet,..

botuar më 24-10-30 10.27.PD

Parashikimi i motit për 30 tetorin

Të mërkurën do të ketë vranësira të shpërndara. Në Bullgarinë Qendrore dhe në fushën e Trakisë së Epërme vranësira do të jetë e ndjeshme, e ulët dhe vende-vende me reshje të dobëta shiu. Pas mesditës vranësirat do të zvogëlohen deri në mot..

botuar më 24-10-29 7.40.MD

PP-DB bëri thirrje për një kordon sanitar rreth Deljan Peevskit

Koalicioni PP-DB, i dalë si forca e dytë politike në parlamentin e ri, u bëri thirrje të gjitha partive dhe grupeve parlamentare në një konferencë për shtypin për të bërë të qartë se nuk do të punojnë me DPS-Fillimi i Ri në asnjë formë. “Po bëjmë..

botuar më 24-10-29 6.23.MD