Premiera e operës "Aida" të Giuseppe Verdit pati një sukses të madh në Teatrin Veror të Varnës në Bullgari. Shfaqja është bazuar në produksionin, skenat dhe kostumet e regjisorit Franco Zeffirelli. Dirigjenti i "Aida" ishte maestro Jacopo Sipari di Pescasseroli dhe asistent regjisorja Ada Gura. I suksesshëm dhe madhështor ishte edhe interpretimi i mezosopranos nga Opera dhe Baleti i Tiranës Ivana Hoxha, e cila debutoi në Varna me rolin e Amneris, transmetoi BTA.
Opera dhe Baleti i Tiranës deklaroi se produksioni në Varna "shkon përtej bashkëpunimit rajonal, forcon lidhjet artistike midis Bullgarisë dhe Shqipërisë dhe u jep mundësi artistëve të shfaqin talentin e tyre në një dimension më të gjerë artistik".Stenli e hap vitin me këngën e tij të re "Nëse është e nevojshme" - një këngë që do të përfshihet në albumin e tij të ri. "Nëse është e nevojshme" ka tingullin tipik modern të muzikës së stilit pop të këngëve të artistit të njohur dhe, si gjithmonë, bën..
Ata kanë mbi tre mijë shfaqje muzikore. Këngët e tyre "Rruga e gjatë për në shtëpi" dhe "Luledielli" janë përfshirë në disa tekste shkollore të muzikës në Bullgari. Dhjetëra janë hitet e tyre, çmimet dhe nominimet për punën e tyre, por ata e pranojnë..
Interpretuesit e njohur bullgar Vasill Najdenov dhe dyshja “Vëllezërit Argirovi” i njohim individualisht prej disa dekadash, por që tani kanë regjistruar për herë të parë një këngë të përbashkët me titull "Atje, në kthesë". Teksti, i cili tregon për..
"I ftohtë, i cili çan edhe drurin dhe gurin, dy-tri ditë të uritur, ndërsa ai këndon dhe gëzon! Në mbrëmje - para se të shkojmë në shtrat - këndon; në..
Edhe pse populli bullgar e nderon Apostullin e Lirisë Vasill Levski si shenjtor, nuk ka shumë këngë popullore kushtuar atij. Sot ju ofrojmë një..