"Kryengritja е Ilindenit del shumë përtej kufijve të epokës. Është bërë simbol i shpirtit rebel bullgar dhe i luftës për të drejtat e njeriut, dinjitetin dhe lirinë”, tha presidenti Rumen Radev, para sesionit solemn shkencor në Universitetin e Sofjes “Shën Klementi i Ohrit” me rastin e përvjetorit.
“Nga ne varet që kryengritja të jetë ndër faktorët e rëndësishëm që çojnë në zgjidhjen e problemeve bazuar në të vërtetën historike dhe në afrimin me Maqedoninë e Veriut për hir të së ardhmes sonë të përbashkët evropiane. Besoj se aty ku ka histori të përbashkët, dëshirë për dialog, mirëkuptim dhe besim, do të ketë një të ardhme evropiane të pandryshueshme dhe të përbashkët”, theksoi presidenti.
Kryengritja e Ilindenit e vitit 1903 kundër sundimit osman në Maqedoni dhe Edrene u organizua nga Organizata e Brendshme Revolucionare Maqedonase dhe Edrenase. Kryengritja zgjati deri në vjeshtë dhe, megjithëse rezultoi me mijëra viktima, e vendosi çështjen maqedonase në qendër të politikës evropiane dhe kontribuoi për imponimin e të ashtuquajturave reforma Mürzsteg.
Le të kujtojmë:
Më 20 korrik, në mes të ditëve më të nxehta, Kisha jonë nderon profetin e Dhiatës së Vjetër Ilia. Për respektin e popullit tonë për Shën Ilian dëshmojnë kishat e shumta ortodokse me emrin e tij, ku për nder të tij janë kryer liturgji festive që nga..
Me rastin e 156 vjetorit të vdekjes së vojvodës Haxhi Dimitër dhe kaçakëve të tij, si dhe 187 vjetorit të lindjes së Vasill Levskit , komuna e qytetit Kazanllëk organizon disa veprimtari. Përulemi para trimërisë së heronjve kombëtarë..
Më 15, 16 dhe 17 korrik, ditët më të ngrohta të verës,ose të ashtuquajturat “Goreshtnici”,në Bullgari kryhen një sërë ritualesh mbrojtëse. Ato kanë origjinë pagane dhe lidhen me kultin e zjarrit. Më shumë për ritualet e pasura festive në..