Deputetët miratuan një vendim për ndalimin e transaksioneve me pasuri të paluajtshme dhe aktive të Minierave “Marica-Iztok”, arritjen e kontratave për ndërtimin e objekteve për prodhimin e energjisë elektrike nga burime të rinovueshme nga investitorë privatë pa vendim të Kuvendit Popullor. Me propozim të DPS-së, përjashtim bëhet vetëm për dhënien me qira të tokës bujqësore për nevoja bujqësore. Debati për miratimin e projektvendimit vazhdoi mbi dy orë e gjysmë. Deputetët u bashkuan rreth idesë së ruajtjes së kompleksit dhe kritikuan veprimet e ish-ministrit në detyrë të energjetikës Rosen Hristov, i cili nuk pranoi të zhvillonte ankande për të negociuar me investitorët privatë për dhënien me koncesion të tokave në territorin e tri minierave.
Gjatë natës moti do të jetë kryesisht i kthjellët dhe i qetë. Në orët e mëngjesit në ultësira, kryesisht në gjysmën lindore të vendit dhe përgjatë rrjedhës së lumit Danub do të mbajë mjegull ose vranësira të ulëta. Temperaturat minimale do të..
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte mbërriti me një helikopter të Forcave Ajrore Bullgare në poligonin Novo Sello, në rrethin e Slivenit, për t'u njohur me punën e grupit luftarak shumëkombësh me vendin kornizë Italinë. I ftuari shoqërohej nga..
Kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev deklaroi nga Brukseli se presidenti ukrainas Volodimir Zelenski ka treguar mirëkuptim të plotë për vendimin për të mos nënshkruar Marrëveshjen e Bashkëpunimit midis Bullgarisë dhe Ukrainës pa mbështetjen e Asamblesë..
Presidenti Rumen Radev u takua në Sofje me kryeministrin hungarez Viktor Orban, i cili me ftesë të kreut të shtetit bullgar ndodhet për vizitë në..
Severino Kozhuharov, bashkëpronar i gazetës “BG BEN”, e cila botohet në Britaninë e Madhe, dha një çmim nderi për vitin 2024,“Partneri më i mirë dhe..
Të shtunën në vend do të kalojë një front i ftohtë atmosferik. Natën në Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore do të ketë reshje shiu, në male dhe në zonat e..