Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rezervojmë një çadër dhe shezlong në plazh me telefon

Foto: BGNES

Duke filluar nga sot, turistët në bregdetin bullgar të Detit të Zi kanë mundësinë të rezervojnë një ombrellë dhe shezlong në plazh përmes aplikacionit My spot, i cili mund të shkarkohet në çdo telefon celular.

Rezervimi dhe pagesa online mund të bëhet nga shtëpia për një ditë dhe një plazh të zgjedhur, ose në vendin konkret”, shpjegoi Zornica Jordanova nga kompania që zhvilloi platformën online. Nëse turistët preferojnë opsionin e dytë, në çdo çadër do të ketë një tabelë me informacion nëse ajo është rezervuar apo jo.

Deri më tani, rreth 30 plazhe i janë bashkuar nismës – mes tyre ato në Burgas, Sozopoll, Sllënçev Brjag dhe Nesebër. Pritet që në javën e ardhshme numri i plazheve ku mund të rezervohen online çadrat dhe shezlongjet të kalojë 50.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Muzeu i Mozaikëve në Devnja me një ditë të dyerve të hapura me rastin e përvjetorit të tij

Në Ditën e Dyerve të Hapura - 15 Qershor, për herë të parë vizitorët e  Muzeut të Mozaikëve në Devnja do të prezantohen me gjetjet e restauruara të zbuluara në vitin 2023. Bëhet fjalë për enë balte dhe llamba, të bëra në stilin e mjeshtrave nga..

botuar më 24-06-15 10.00.PD

Bashkia Çepellare pret mysafirët e saj me një rrugë të re turistike

Këtë verë, të ftuarit e bashkisë Çepelare do të mund të diversifikojnë pushimet e tyre në natyrën e bukur të Rodopeve me një tjetër rrugë malore. Bëhet fjalë për shtegun e ri turistik “Laboratori i shpellës, Stara Pllanina, shpella e Topçetos, shtylla e..

botuar më 24-06-08 10.30.PD

Turistët meksikanë vijnë tek ne për turne kulturore

Fluturime çarter nga Meksika deri në Sofje do të kryhen çdo dy javë deri në fund të nëntorit 2024, raporton bgtourism.bg. Pak ditë më parë në Aeroportin e Sofjes u ul një avion i një kompanie ajrore bullgare me 320 turistë meksikanë. Ky është..

botuar më 24-05-26 6.10.PD