Ministri i Kulturës Krëstju Krëstev i dhuroi John Malkovich një shenjë nderi për "Kontribut në zhvillimin e kulturës". Kjo ndodhi në Qendrën e Festivalit dhe Kongresit në Varna, pas shfaqjes "Komedia Infernale: Rrëfimet e një vrasësi serial" me pjesëmarrjen e aktorit të famshën amerikan me origjinë kroate. Kjo është shfaqja e dytë e Malkovich në Bullgari. Në shkurt, së bashku me aktoren lituaneze Ingeborga Dapkunaite, ai kënaqi publikun bullgar me shfaqjen "Në vetminë e fushave të pambukut", e cila u shfaq në Teatrin Popullor "Ivan Vazov". Në Galerinë Kombëtare u hap edhe një ekspozitë me 61 fotografi të fotografit amerikan Sandro Miller, në të cilën Malkovich është mishëruar në imazhet e personaliteteve të famshme.
Çmimi i jepet John Malkovich jo vetëm për kontributin e tij në zhvillimin e kulturës, por edhe për zhvillimin e bashkëpunimit kulturor ndërkombëtar, njofton ministria.
VFU (Visionary Font Ultra) – ky është emri i shkronjave me të cilat studenti i vitit të tretë në Universitetin e Lirë në qytetin Varna, Vollodimir Fedotov, prezantohet në Trienalen Ndërkombëtare të Tipografisë në Poloni. “Krijimi i një fonti..
Në mënyrë festive dhe me respekt ndaj përvjetorit të 143 të lindjes së Vlladimir Dimitrov - Mjeshtrit, Galeria e Arteve e Qytetit Kjustendill jep Çmimin Kombëtar të Pikturimit për vitin 2024 me emrin e piktorit të famshëm bullgar. Vlladimir..
Qyteti danubian Svishtov do të shënojë sot 169 vjet nga themelimi i qendrës së parë kulturore bullgare, të ashtuquajturat vatra kulturore (çitalishte). Festimi do të bëhet para pllakës përkujtimore të Dimitër Naçoviç, ku do të vendosen lule. Qendra..