Nxënëset bullgare fituan dy medalje argjendi dhe një bronzi në Olimpiadën e tretë evropiane të Informatikës për vajza në qytetin suedez të Lundit, njoftoi nënkryetari i ekipit Rumen Mihov.
Argjendin e fituan nxënëset e klasës së dhjetë Emiliana Dimitrova nga Gjimnazi Matematikor i Sofjes dhe Nora Paskaleva nga Kolegji Amerikan, kurse të bronztën nxënësja e klasës së dymbëdhjetë Jasmin Behiç nga Gjimnazi Matematikor në Pleven. Sipas Rumen Mihovit, edhe nxënësja më e re në ekip ka performuar shumë mirë - nxënësja e klasës së nëntë Nermin Idiriz nga Gjimnazi për Shkenca Natyrore dhe Matematikore në qytetin Shumen.
Olimpiada Evropiane është një konkurs relativisht i ri i krijuar vetëm për nxënëset e interesuara për të studiuar shkenca kompjuterike. Në edicionin e këtij viti morën pjesë 189 vajza nga 52 vende.Festivali i Kukerave "Pesponedellnik", i cili zhvillohet në Shiroka Llëka të dielën e parë të marsit, shënon fundin e dimrit dhe fillimin e pranverës. Më pas, nën tingujt e kambanave kryhet një rit për të larguar të keqen. “Këtë vit, mijëra..
Pesë qendra për shërbime arsimore, sociale dhe shëndetësore do të hapen në vendbanime të vogla në kuadër të programit "Promovimi i barazisë: Shëndeti dhe arsimi gjithëpërfshirës për të gjithë - THIRRJE 2", financuar nga Programi i Bashkëpunimit..
Me iniciativën e Bashkimit Evropian dhe të Organizatave të Pacientëve për Luftën kundër Sëmundjeve të Rralla, ditën e fundit të shkurtit po fokusohemi tek personat që jetojnë me një sëmundje të rrallë. Po organizohen fushata shqaruese për të rritur..
Një hap përpara, dy mbrapa - i tillë është hapi i vallëzimit të marrëdhënieve bullgaro-serbe sipas Darko Anaçkov, kryetar i organizatës së vetme bullgare..
Një ekspozitë interesante në Kuvendin Popullor në Sofje prezanton jetën dhe veprën e Ekzarkut Stefan I Bullgar - një figurë kozmopolite që hyri në..