Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

64 për qind e bullgarëve nuk kanë njohuri për sigurinë kibernetike, por janë të gatshëm të mësojnë

Çdo bullgar i 20-të është viktimë e krimit kibernetik

Foto: Pixabay

64 për qind e bashkatdhetarëve tanë nuk janë të informuar për sigurinë kibernetike dhe 58 për qind janë të gatshëm të trajnohen për këtë temë. Pothuajse gjysma e shoqërisë sonë beson se prindërit mbajnë përgjegjësinë kryesore për sigurinë e fëmijëve në internet, tregon një sondazhi i Agjencisë “Trend” i porositur nga Bashkimi për Nisma Ekonomike, i realizuar mes 1001 të rriturve në periudhën 3-7 korrik 2023

Bullgarët nuk e dinë se cilat institucione në vendin tonë përgjigjen për sigurinë kibernetike (69%), ndërsa në një sulm kibernetik, ata do t’u besojnë atyre po aq sa të afërmve dhe miqve - tregon sondazhi i parë përfaqësues kombëtar për këtë temë në Bullgari.

“Çdo bullgari i 20-të është viktimë e krimit kibernetik. Kjo për shkak, se njerëzit nuk janë të informuar se si të mbrohen, shpesh edhe nuk e kuptojnë”, theksoi komisioneri Vlladimir Dimitrov – shef i departamentit “Krimi kibernetik” në Drejtorinë Kryesore të Luftimit të Krimit të Organizuar. Ai njoftoi se mesatarisht  në ditë marrin nga 30 sinjale për gati 15 lloje të ndryshme të krimit kibernetik.

“Shoqëria jonë, siç dëshmojnë të dhënat, ka një nevojë serioze për më shumë informacion në lidhje me sigurinë kibernetike. Ne të gjithë jemi shumë të kujdesshëm me kodet pine të ATM-ve, por ngarkojmë lehtësisht foto, vendndodhje dhe informacione të tjera për veten tonë në internet”, tha Evelina Sllavkova nga “Trend” duke prezantuar rezultatet e anketës. Të dhënat e grumbulluara janë të rëndësishme për formimin e mesazheve dhe politikave të qarta nga ana e shtetit. Lajmi i mirë është se një pjesë e madhe e shoqërisë dëshiron të ndërgjegjësohet për sigurinë kibernetike dhe njerëzit janë të gatshëm të investojnë kohë, energji dhe burime.

Përpilues: Joan Kolev

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Muzeu Historik Rajonal - Sofje prezanton video histori të ndërtesave ikonike në kryeqytet

Në rubrikën e tij të fundit digjitale "Ndërtesat tregojnë", Muzeu Historik Rajonal - Sofje paraqet historitë e ndërtesave emblematike në qendër të Sofjes, si dhe të njerëzve që dikur kanë jetuar në to. Nisma me video materiale është pjesë e projektit..

botuar më 24-12-28 6.45.PD
Foto: Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Shqipëri

Për të pestin vit radhazi nxënësit e Gorës dhe Gollobordës shënojnë “Festat e fundvitit në mënyrë bullgare"

Me mbështetjen financiare të shtetit bullgar dhe në kuadër të një projekti të realizuar nga shoqata "Bullgarët në Shqipëri", fëmijëve nga Gora dhe Golloborda iu dorëzuan dhurata për festat e fundvitit. Në këto dy rajone jeton një pjesë e madhe e pakicës..

botuar më 24-12-27 11.06.PD

“Krishtlindjet bullgare” mblodhi 2.9 milionë leva (pothuajse 1.5 milionë euro) për fëmijët në nevojë për trajtim

Vazhdon edicioni i 22-të i "Krishtlindjeve bullgare" nën patronazhin e Presidentit të Republikës së Bullgarisë. Këtë vit, fushata është në mbështetje të fëmijëve me sëmundje dhe gjendje të rëndë kronike. Shuma e mbledhur pas shfaqjes bamirëse të mbajtur..

botuar më 24-12-26 10.24.PD