Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarjet me adresë ballkanike

Katër shtete përgjatë Korridorit 8 e kthejnë formatin në një platformë politike

Në Kështjellën Svevo në qytetin italian Brindizi, ministrat e jashtëm të Italisë, Bullgarisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut deklaruan se korridori i transportit № 8 duhet të integrohet në rrugën Baltik-Adriatik të Rrjetit të Transportit Trans-Evropian të BE-së. Antonio Tajani, Maria Gabriel, Olta Xhaçka dhe Bujar Osmani në një konferencë të përbashkët për media theksuan se Korridori № 8 evropian ka një rëndësi strategjike për stabilizimin e rajonit të Ballkanit dhe lëvizshmërinë ushtarake brenda NATO-së dhe BE-së. Ministrat ranë dakord për konfirmimin e formatit si platformë politike për dialog dhe bashkëpunim dhe vendosën që së shpejti të zhvillojnë takimin e dytë në Bullgari. Aksi përgjatë korridorit nr.8 duhet të lidhë Varna-Burgas-Sofje-Shkup-Tiranë dhe Durrës me një lidhje detare me portet në Itali – Bari dhe Brindizi, njofton brindisireport.it.

Rusia goditi një kilometër nga kufiri rumuno-ukrainas përgjatë Danubit

Një anije rumune u dëmtua më 24 korrik gjatë një sulmi me raketa ruse në portin ukrainas Reni të Danubit, njoftoi Ministria e Jashtme rumune. Anija ka dëmtime të vogla. Presidenti rumun Klaus Johanis paralajmëroi se siguria në Danub dhe Detin e Zi është në rrezik. Pranë Renit është kanali i lundrueshëm i deltës së Danubit dhe kufiri natyror me Rumaninë, afër Moldavisë. Rajoni shfrytëzohet për të eksportuar grurë ukrainas. “Rumania do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën në gjetjen e zgjidhjeve praktike për eksportin e mëtejshëm të grurit në tregjet botërore”, komentoi kryeministri rumun Marcell Çollaku. Sekretari amerikan i shtetit, Antëni Blinken diskutoi sulmin me ministren e jashtme rumune Luminita Odobesku dhe siguroi Bukureshtin se SHBA do të mbrojë çdo pëllëmbë të territorit të NATO-së, raporton digi24.ro.

Kosova mbetet shumë larg pajtimit

Policia e Kosovës në Mitrovicën Veriore emëroi policë 45 serbë. Kanali serb BunkerSrb në rrjetin social rus Telegram publikuoi fotot dhe emrat e policëve të sapoardhur me ofendime ndaj tyre. Shefi i Misionit të EULEX-it, Xhovani Barbano, shprehu shqetësimin e tij për fushatën negative kundër serbëve në shërbimin e Kosovës. Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, deklaroi se vendi nuk do të caktojë zgjedhje të reja lokale në komunat serbe në Kosovë para se BE-ja të heqë masat ndëshkuese të vendosura ndaj Prishtinës, transmetoi “FreeEurope”. Bislimi u indinjua në Twiteer se në ndeshjen e futbollit me skuadrën italiane “Fiorentina”, në prani të presidentit serb Aleksandar Vuçiç, mbështetësit e “Cërvena Zvezda Delie” ngritën një pankartë me pyetjen “Kur do të kthehet ushtria në Kosovë?”. 

Turqia do të ekstradojë 1 milion emigrantë të paligjshëm

Turqia deri më tani ka kthyer 600 000 emigrantë të paligjshëm në vendet e tyre të origjinës. Presim që të arrijnë në 1 milion ose rreth 240 mijë familje. “Ne as nuk do të komprometojmë sigurinë tonë dhe as nuk do të shqetësojmë qytetarët tanë. Ne do ta zgjidhim këtë çështje në përputhje me kulturën, besimin, ndjeshmërinë dhe ndjenjën tonë të drejtësisë”, tha presidenti turk Rexhep Erdogan. Në një fjalim para të diplomuarve të Akademisë së Policisë në Ankara, ai tha se policia forcoi kontrollet në qytete kundër emigrantëve të paligjshëm. Autoritetet ekstradojnë personat e përfshirë në krime dhe shkelje të rendit publik. Në vitin 2023 u kapën 36 000 migrantë të përfshirë në vepra të ndryshme. Erdogan sqaroi se 16 000 prej tyre tashmë u kthyen mbrapsht, transmeton BTA.

Torta tradicionale nga Perast është tashmë një produkt i mbrojtur kulinar i Malit të Zi

Torta “Perast” nga qyteti i Perastit është tashmë produkti i 11-të i mbrojtur i Malit të Zi dhe i dyti me një etiketë për një specialitet të garantuar të kuzhinës tradicionale, njoftoi Ministria e Bujqësisë e vendit. E quajnë tortën mbretëresha e Gjirit Boka Kotorska. Torta “Perast” është një pasuri e paprekshme e lidhur ngushtë me rajonin e Perastit, i cili është pjesë integrale e trashëgimisë kulturore të zonës natyrore, kulturore dhe historike të Gjirit të Kotorit, një vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-së. “Torta “Perast” është një ëmbëlsirë e lëngshme, aromatike dhe e thërrmuar. Brumi për shtresat bëhet nga e verdha e vezës, sheqeri, gjalpi, vera e bardhë, biskotat e bluara, lëngu i limonit, aromatizuesit dhe lëvorja e grirë e limonit, dhe mbushja është nga të bardhat e vezëve, sheqeri, bajamet e bluara, likeri Maraskino”, raporton mina.news.

Përpilues: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: BGNES, GoogleMaps, Reuters, ЕPА/BGNES, Ukusi.me

Më shumë nga rubrika

Ljupço Georgievski dhe avokati Naser Raufi (djathtas)

Bullgarët nga Manastiri do të kërkojnë mbrojtjen e të drejtave të tyre para gjykatës në Strasburg

Klubi Kulturor "Ivan Mihajllov" në Manastir është fshirë nga Regjistri Qendror në Maqedoninë e Veriut, por shpirti i Ivan Mihajllovit vazhdon të jetojë në popull dhe në gjykatë po zhvillohet një "betejë ligjore" për kthimin e këtij emri, tha për BTA..

botuar më 24-11-07 9.51.PD

A do të shkojmë në zgjedhje të tjera dhe gjer kur?

Pasi, për të shtatën herë radhazi, brenda tre viteve, Bullgaria zhvilloi zgjedhjet e saj parlamentare, rezultatet e votimit hodhën dritë mbi disa lojëra prapaskenash. Një detaj në dukje i vogël në numërimin e votave për partinë “Veliçie”, e cila nuk arriti..

botuar më 24-11-06 3.37.MD
Donald Trump

Presidenti dhe partitë politike uruan Donald Trump

Politikanët bullgarë uruan Donald Trump për zgjedhjen e tij si president i SHBA-së. Urime Donald Trump për fitoren zgjedhore, shkroi presidenti Rumen Radev në rrjetin social “X”. "Kam besim se dialogu ynë efektiv në nivelin më të lartë do të vazhdojë..

botuar më 24-11-06 2.03.MD