Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një almanak kushtuar “ecjes bullgare nëpër mundimet” në Maqedoninë e Titos

Foto: BGNES

Së fundmi në Bibliotekën Kombëtare “Shenjtor Kirill dhe Metodij” u prezantua zyrtarisht libri i docentit dr. Spas Tashev – “Lufta e bullgarëve maqedonas për të drejta dhe pavarësi – 68 raste nga periudha 1944 – 1994”. Hapësira më e madhe në tempullin e letërsisë bullgare, salla e referencës dhe e katalogut, ishte e ngushtë për audiencën e larmishme të politikanëve, diplomatëve, studiuesve akademikë, bullgarëve maqedonas dhe gazetarëve. Mes interierit përfaqësues fryma e bashkëmendimtarëve të ardhur u bashkua që në hapjen e veprimtarisë me himnin e luftërave maqedonase “Ngrihu agimi i lirisë”. Fëmijët e autorit, binjakët Kirill dhe Iveta Spasovi, ndezën shpirtrat dhe zemrat e të gjithëve me interpretimin e tyre të frymëzuar.

Si ekspert në Komisionin Parlamentar për Bullgarët Jashtë Shtetit, Spas Tashev u njoh paraprakisht që në vitin 2019 me qëndrimin kornizë të qeverisë dhe me deklaratën e Kuvendit Popullor për negociatat me Maqedoninë e Veriut për anëtarësim në BE. Sipas tij, dobësia më e madhe e këtyre dokumenteve është se flitet për një histori të përbashkët mes dy vendeve vetëm deri në vitin 1944. Kështu, Bullgaria e privoi veten nga ngjarjet aktuale në shekullin e XX-të, kur në territorin e Maqedonisë së Veriut u shfaqën shumë organizata ilegale, të cilat luftuan për mbrojtjen e kauzës bullgare. Emigracioni maqedono-bullgar në SHBA, Australi dhe Evropë zhvillonte një politikë aktive ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të bullgarëve në Jugosllavinë e Titos. Për të përditësuar qëndrimin bullgar, studiuesi hapi valixhet me literaturë që i solli nga SHBA në vitet 90-të të shekullit të kaluar kur ishte mysafir në kongreset e Organizatave Patriotike Maqedonase. Ai lexoi të gjithë rrjedhën e botimit kryesor të tyre në “Tribuna maqedonase” nga viti 1944 deri në vitin 1994, dhe përpunoi mbi 60 000 faqe tekst standard.

“M’u desh një vit për të lexuar gjithçka – thotë Spas Tashev. - Këtu është gruaja ime dhe fëmijët e mi. Kam pasur jo pak konflikte me ta. Ndonjëherë më talleshin sepse edhe në ditët e  pushimit shkoja në kabinetin tim, lexoja dhe mblidhja informacione. Por kjo më lejoi të krijoj një pamje të plotë të proceseve që zhvilloheshin përtej kufirit. E kam fjalën për proceset e represionit. I skedova informacionet për represionet, krijimin e të ashtuquajturës “gjuhë maqedonase”, krijimin e të ashtuquajturës “kishë maqedonase”, reagimet në shoqërinë emigrante maqedono-bullgare ndaj këtyre proceseve, të drejtat e njeriut, bashkëpunimin me organizata të tjera emigrantësh, më së shumti me kroatët, malazezët, edhe me shqiptarët, veprimtarinë e emigracionit nëpër botë.”

Kështu, materiali i mbledhur për librin e ardhshëm botohet çdo javë, për një vit e gjysmë, si seri në gazetën “Trud” nën titullin “Luftërat e reja të panjohura të Maqedonisë”. Artikujt u ribotuan në normën e shkruar të Shkupit në faqen “Tribuna.mk” dhe kishte një rezonancë të gjerë në Maqedoninë e Veriut.

“Mendoj se libri ia arriti qëllimit. Fatkeqësisht, deri më tani ai u botua vetëm në bullgarisht. Që këtej e tutje, synimi im, si person që punoj për këtë çështje, është që ta përkthehet në anglisht. Në mënyrë që të informojmë partnerët tanë për rastet e shkeljes së të drejtave të njeriut.”

Në ceremoninë e prezantimit, presidenti Rumen Radev deklaroi, se pikërisht ky libër ishte hallka që mungon në argumentimin e qëndrimit kombëtar bullgar në lidhje me integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut. Në të shtrohet çështja e bullgarëve në Maqedoni, gjendja dhe të drejtat e tyre. “Kjo temë për politikën e jashtme bullgare nuk ekzistonte deri në vitin 2019”, theksoi ai dhe shtoi:

“Diçka shumë e rëndësishme është, se pikërisht ky qëndrim është në thelbin e zgjidhjes evropiane të paraqitur gjatë presidencës franceze për të hartuar kornizën negociuese për Republikën e Maqedonisë së Veriut.Por dua të them diçka edhe më të rëndësishme, sepse kur ne në nivelin më të lartë shtetëror filluam ta ngrinim publikisht dhe me këmbëngulje këtë çështje, bashkëkombasit tanë, siç thanë edhe ata: “u inkurajuam” dhe filluan ta shtrojnë vetë këtë çështje. Filluan të kërkonin mbështetje nga institucionet bullgare dhe unë i pranova shumë shpejt. Madje disa media e shkruanin si një takim të paprecedentë në institucionin presidencial. Megjithëse ishte pak i vonuar ky takim, ishte me rëndësi që ne e nisëm.”

Radev theksoi gjithashtu se Bullgaria nuk vendos kushte të reja për negociatat e Shkupit me BE-në. Sofja dëshiron vetëm të përmbushë angazhimet e marra, tashmë të përfshira në kornizën negociuese të BE-së, e cila përshkruan shumë qartë se çfarë duhet bërë.

“Ne nuk mund të kemi një fqinjësi të mirë dhe një të ardhme të qëndrueshme evropiane me gjuhën e urrejtjes, me falsifikime dhe ofendime ndaj bullgarëve në tekstet mësimore, me moszbulimin e arkivave të shërbimeve për masakrat kundër bullgarëve në Maqedoni dhe mungesën e rehabilitimit të viktimave të pafajshme, me diskriminim të vazhdueshëm ndaj qytetarëve me vetëdije bullgare. Është detyrë e Bullgarisë të vazhdojë të punojë me të gjitha institucionet evropiane, me komunitetin bullgar në Maqedoninë e Veriut, me institucionet në Shkup, me gjithë shoqërinë maqedonase për integrimin evropian të fqinjëve tanë. Sofja dëshiron që Maqedonia e Veriut të bëhet anëtare e BE-së sa më shpejt që të jetë e mundur për faktin se ne jemi të bashkuar nga historia, kultura dhe traditat e përbashkëta për 13 shekuj dhe ne kemi një të ardhme të përbashkët evropiane”, theksoi kreu i shtetit.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: Ivo Ivanov, BGNES




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shën Dhimitri i Selanikut - mbrojtësi shpirtëror i qytetit Vidin

Më 26 tetor, Kisha jonë nderon kujtimin e Shën Dëshmorit të Madh Dhimitri të Selanikut, i konsideruar si një nga shenjtorët më të mëdhenj të Ortodoksisë. Në vendin tonë emri i tij lidhet edhe me rivendosjen e Mbretërisë së Dytë Bullgare në shekullin..

botuar më 24-10-26 6.55.PD
Prof. Nikollaj Ovçarov

Në nekropolin e Perperikonit, arkeologët zbuluan një varr të dytë të një "vampiri"

Gjatë gërmimeve të fundit arkeologjike në qytetin shkëmbor Perperikon, u zbulua varri i një të ndjeri, me rituale kundër vampirëve të kryera në trup, tha për BTA kreu i hulumtimeve, Prof. Nikollaj Ovçarov. Gjetja shfaqet mes pothuajse 250 varreve dhe..

botuar më 24-10-23 5.05.PD
Romain Gary (1914-1980)

Shkrimtar, diplomat dhe humanist - Romain Gary dhe jehona e qëndrimit të tij në Bullgarinë e pasluftës

Shkrimtar, hero i Luftës së Dytë Botërore, aviator, gazetar, regjisor dhe diplomat - personaliteti i Romain Gary (1914-1980) është shumështresor dhe enigmatik. Dhe Bullgaria zë një vend të veçantë në jetën dhe veprën e një prej autorëve francezë më të..

botuar më 24-10-21 2.05.MD