Balta limane e nxjerrë nga liqeni Pomorie ka një histori mijëravjeçare. Të dhënat e para për fenomenin natyror dhe vetitë e tij shëruese datojnë në vitin 547 para Krishtit. Trakët e quajtën atë “Liqeni i Shenjtë i Tri Nimfave”. Në ditët e sotme, qendra e trajtimit me baltë pranë Spitalit të Specializuar Rehabilitues në qytetin e afërt Pomorie tërheq mbi 10 mijë pacientë në vit. Ata mbërrijnë pikërisht për shkak të baltës kuruese, e cila trajton pleksitin, diskopatinë, radikulitin, artrozën dhe çrregullime të tjera të sistemit muskuloskeletor. Por balta në Pomorie është më e njohur për efektin e saj në sistemin riprodhues. “Mund të them se kemi më shumë foshnje se të gjitha qendrat in vitro së bashku në Bullgari”, shpjegon Dr. Georgi Prodromov, i cili punon në sanatorium për 40 vjet, në një intervistë me Daniela Kostadinova nga BNR-Burgas.
Balta shëruese merret nga një algë që bie në fund të liqenit në fund të korrikut dhe në fillim të gushtit. Dhe në kombinim me zooplanktonin dhe fitoplanktonin, në anaerobe, d.m.th. mënyra anoksike e kalbjes, liqeni prodhon vetëm 1 milimetër shtresë balte terapeutike në vit. “Përveç kësaj, balta përmban të gjitha hormonet e vezës femërore si dhe testosteronin mashkullor”, thotë Dr. Prodromov, duke shtuar:
“Mënyrat e përdorimit të baltës janë si më poshtë: së pari, kemi një aplikacion, d.m.th. i gjithë trupi mbështillet me baltë në temperaturë 37-38 gradë. Kemi edhe vaska me baltë – është ujë liqeni plus baltë. Për të rejat me probleme riprodhuese, përveç baltës që është në trup, vendosim në vagine baltë me të gjithë përbërësit aktivë dhe anti-inflamatorë. Kështu sulmohen inflamacionet dhe mosfunksionimet e vezores. Kemi edhe banja me kripë – i përdorim për procedura më të buta.”
Balta në Pomorie nuk rekomandohet në asnjë rast për pacientët me kancer dhe pacientë me vena me variçe, tension të lartë ose probleme me zemrën.
Dhe çfarë mund t’u themi njerëzve që lyhen me baltën shëruese në bregun e liqenit të Pomorie dhe a mund të presin të njëjtin efekt shërues si në sanatorium?
“Kur ekspozohet në dritë, balta oksidohet dhe bëhet gri pas 2 orësh, d.m.th. nuk është më i zi, që do të thotë se humbet vetitë. Duhet të ruhet në një temperaturë të caktuar, pa rrezet direkte të diellit, përndryshe hormonet në të zhduken. Gjysmë ore pas lyerjes së pjesëve përkatëse të trupit, balta fillon të thahet dhe duhet të lahet menjëherë” – rekomandon doktor Prodromov.
Trajtimi me baltë mund të përdoret gjithashtu si masë parandaluese për të pezulluar proceset e degjenerimit të sëmundjeve të kyçeve, mësojmë nga drejtoresha e sanatoriumit në Pomorie, Dr. Margarita Mihajllova:
“Kemi shumë pacientë që erdhën në kohë të këshilluar nga specialistë, dhe kështu shtynë dhe madje anuluan zëvendësimin e kyçeve apo operacionin e hernies së diskut. Këto operacione çojnë në komplikime dhe janë shumë më të shtrenjta se një trajtim profilaktik.”
Spitali i Specializuar për Rehabilitimin në Pomorie insiston prej kohësh në miratimin e një ligji për ruajtjen e depozitave të baltës shëruese në Bullgari. Ky ligj është shumë i domosdoshëm dhe urgjent, sepse për shkak të një sërë ndryshimesh dhe ndërhyrjeve njerëzore, kripësia e liqenit të Pomorie zvogëlohet çdo vit dhe me këtë shkatërrohet pasuria më e madhe e tij - balta shëruese.
Lexoni më shumë:
Teksti: Veneta Nikollova (sipas një interviste e Daniella Kostadinova nga BNR-Burgas)
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: Rawpixel, BGNES
Tërheqësja e vjetër në fshatin Govedarci, bashkia e Samokovit në malin Rilla, do të modernizohet në një teleferik me katër ulëse me një kapacitet prej 1520 njerëz në orë. Një propozim i ngjashëm i është dorëzuar Inspektoratit Rajonal për Mbrojtjen e..
Ata kënaqin syrin, plotësojnë dëshirat dhe shërojnë. Mijëra kolona rëre, të vogla e të mëdha, që ngjasojnë me njerëz, bimë apo kafshë mitike, ngrihen në një sipërfaqe të madhe prej 50 kilometrash katrorë në afërsi të qytetit bregdetar Varna ...
Momçillovci , Rodopet , Pamporovo dhe rrethi i Smoljanit ishin të pranishëm me një stendë në një ekspozitë turistike këtë vjeshtë në Ningbo, Kinë. Para BTA, Momçill Karaivanov, përfaqësues i shoqërisë bullgaro-kineze "Miqtë e Kinës" në Smoljan vuri në..
Ata kënaqin syrin, plotësojnë dëshirat dhe shërojnë. Mijëra kolona rëre, të vogla e të mëdha, që ngjasojnë me njerëz, bimë apo kafshë mitike, ngrihen në..
Tërheqësja e vjetër në fshatin Govedarci, bashkia e Samokovit në malin Rilla, do të modernizohet në një teleferik me katër ulëse me një kapacitet prej..