Frika që mbillet qëllimisht ndaj euros është kryesisht e pabaza, tha kryeministri Nikollaj Denkov në përgjigje të pyetjeve të qytetarëve dhe mediave gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë në faqen zyrtare të qeverisë në Facebook. Denkov njoftoi se nga shtatori do të fillojë një fushatë komunikimi për euron.
Lidhur me pranimin e Bullgarisë në Shengen, kryeministri vuri në dukje se problemi i Austrisë është numri i madh i emigrantëve, 108 mijë persona, të cilët kërkojnë statusin e refugjatit atje, disa prej të cilëve kaluan përmes Bullgarisë.
Ndryshimet kushtetuese të propozuara ruajnë qeveritë e përkohshme. “Ajo që ndryshimet e propozuara po përpiqen të shmangin është që një person të mund të përcaktojë gjithçka në këtë vend”, komentoi kryeministri. “Ajo që propozohet është që presidenti të zgjedhë një kryeministër në detyrë nga tre kandidatë të mundshëm”, shpjegoi Denkov.
Kontrata me kompaninë turke “Botash” mbart rreziqe sepse është afatgjatë - 13 vjet dhe ka të bëjë me angazhime serioze financiare, të cilat Bullgaria është e detyruar t’i përmbushë, pavarësisht nëse importon gaz, tha Denkov. Ai nuk pranoi të vlerësonte punën e kabinetit të tij dhe u përgjigj se “ministrat po kërkojnë të bëjnë punën e tyre”.
Ambasadori bullgar në Maqedoninë e Veriut, Zheljazko Radukov, refuzoi të pranojë notën e protestës për mungesën e flamurit maqedonas në takimin mes presidentëve të Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, njoftoi Ministria e Jashtme e Maqedonisë së..
"Unë jam Sofja" - kështu quhet festivali i ri i arteve dhe emocioneve, i cili do të mbahet nga 17 deri më 23 shtator në hapësirën përballë Pallatit Kombëtar të Kulturës në qendër të kryeqytetit bullgar. Ai është pjesë e programit “Sofja feston 17..
Gjatë natës retë do të çahen përkohësisht dhe do të zvogëlohen në pjesën më të madhe të vendit. Më të theksuara do të mbeten në zonat juglindore, ku në vende të izoluara do të ketë ende reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6°..
Bullgaria mund të humbasë 63 milionë euro nga mjetet evropiane të ndara falas për blerjen e pajisjeve teknike për kontrollin kufitar, të nevojshme..
Të shtunën do të jetë pa shi. Vranësia në pjesën më të madhe të vendit do të zvogëlohet deri me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet..
Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, i uroi ambasadorit të sapoemëruar të Bullgarisë në Shkup, Zheljazko Radukov, punë të suksesshme..