Agjencia Ndërkombëtare “Fitch Ratings” konfirmoi vlerësimin afatgjatë të Bankës Bullgare për Zhvillimin pas rishikimit të kryer muajin e kaluar, njoftoi thesari. Vlerësimi “BBB” me një perspektivë pozitive është i barabartë me vlerësimin sovran dhe është praktikisht më i larti i mundshëm për Bankën Bullgare për Zhvillimin. Vlerësimi pasqyron pozicionin e mirë të kapitalit të bankës, kthimin në rentabilitet dhe faktin që banka është 100% në pronësi të shtetit bullgar, i cili mund ta mbështesë atë nëse është e nevojshme. Financimi është i qëndrueshëm, një pjesë e konsiderueshme vjen nga sektori publik ose është i garantuar nga shteti, dhe pjesa tjetër - nga institucionet ndërkombëtare të zhvillimit. Banka udhëhiqet kryesisht nga misioni i saj për zhvillimin e bizneseve të vogla dhe të mesme, të përcaktuara në një ligj të veçantë, thekson “Fitch Ratings” në arsyet e vlerësimit.
Ka filluar modernizimi i bazës prodhuese të ndërmarrjes së vetme shtetërore të përpunimit të qumështit “LB Bulgaricum” në Vidin, siç ishte premtuar nga pushtetarët. Renovimi i bazës prodhuese do të kryhet në faza, njoftoi Ministria e Ekonomisë. Në..
Dorëzimi i parë i gazit natyror në Bullgari u bë sot përmes terminalit të ri në qytetin grek Aleksandrupolis. Funksionimi komercial i objektit është fakt që prej 1 tetorit të këtij viti dhe vendi ynë është pronar i 20% të projektit, i cili..
Më 1 tetor në Burgas hapet zyrtarisht uzina e parë bullgare për automobila të blinduar të kompanisë International Armored Group (IAG). Në bazë, të vendosur në një sipërfaqe prej 150 mijë metrash katrorë, do të prodhohen pajisje mbrojtëse bullgare..