Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nxënësit bullgarë fituan 4 medalje në Olimpiadën Ndërkombëtare të Gjeografisë në Bandung, Indonezi - XIX iGEO

Foto: Министерство на обарзованието

Ata konkurruan me gati 200 pjesëmarrës të tjerë nga 46 vende, tha Ministria e Arsimit. Në konkurs, të rinjtë kaluan një test, një provim multimedial dhe punuan në terren.

Me medalje të arta janë Denis Urumov nga Shkolla e Mesme e 91-të e Gjuhës Gjermane “Prof. Konstantin Gëllëbov” në Sofje dhe Mihaill Paskalev nga Shkolla e Mesme Matematikore “Dr. Petër Beron” në Varna. Atanas Ivanov nga Shkolla e Mesme Natyrore -Matematikore Kombëtare “Akad. Ljubomir Çakallov" dhe Aleksandër Iliev nga Shkolla e Mesme Matematikore e Sofjes "Paisij Hilendarski" fituan medalje të bronzta.

Drejtuesit e ekipit janë Doc. Dr. Dimitër Zhelev nga Universiteti i Sofjes dhe mësuesi i shkollës së mesme Daniell Hristov.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kuzhina bullgare hyri në top 15 të Evropës

Kuzhina bullgare renditet e 14-ta nga të gjitha kuzhinat kombëtare në Evropë në renditjen prestigjioze të faqes së specializuar të kuzhinës TasteAtlas, njoftoi BNR Varna. Renditja bëhet çdo vit në bazë të vlerësimit nga përdoruesit e faqes. Bullgaria..

botuar më 24-06-24 1.25.MD

Dhurata e Rrëshajëve është jetë e bollshme

Të dielën e tetë pas Ngjalljes së Krishtit, ne kremtojmë një nga festat më të rëndësishme për mësimin e krishterë, Rrëshajën. Në këtë ditë, Fryma e Shenjtë - Personi i Tretë i Trinisë së Shenjtë - zbret në tokë për t'iu shfaqur dymbëdhjetë apostujve,..

botuar më 24-06-23 6.10.PD

Ditët e jogës mbledhin adhurues të praktikave shpirtërore në Bullgari

Për të dhjetën vit radhazi në ditët rreth 21 qershorit, shumë vende të botës festojnë festivalin e jogës. Në Bullgari, nga 15 deri më 23 qershor, 44 vendbanime, duke përfshirë qytetet më të mëdha - Sofje, Plovdiv, Stara Zagora, Burgas, Varna, Ruse,..

botuar më 24-06-22 9.10.PD