Më shumë se 145.11 kg marihuanë u gjetën në një kamion gjatë kontrollit të përbashkët të policëve kufitarë dhe doganierëve në pikën “Kapitan Andreevo” në kufi me Turqinë, njoftoi sot Ministria e Punëve të Brendshme. Rasti daton nga 10 gushti, kur në pikën e kontrollit në drejtim të Turqisë mbërriti një kamionë me një gjysmërimorkio me regjistrim rumun. Shoferi, shtetas austriak, u paraqet doganierëve dokumente për preparate pluhur për industrinë kimike nga Evropa Perëndimore përmes Bullgarisë për në Turqi. Gjatë kontrollit u gjetën 5 thasë dhe 9 kuti me lëndën narkotike në vlerë 2 321760 leva (1 187 097 euro). Për rastin nisi procedura paraprake.
Në Manastir u hap klubi i shoqatës për kulturë, arsim dhe traditë “Ura Ballkanike”. Kjo ndodhi në prani të ambasadorit të Bullgarisë në Maqedoninë e Veriut, Zheljazko Radukov dhe Konsullit të Përgjithshëm në Manastir Nikollaj Dimitrov, diplomatëve..
Arsimi duhet t'i bëjë fëmijët jo vetëm të ditur, por edhe njerëz të mirë. Kështu tha ministri i arsimit Krasimir Vëllçev në takimin me Patriarkun e Kishës Ortodokse Bullgare Daniil. "Ne jemi duke diskutuar futjen e orëve mësimore mbi virtytet..
Bashkimi Evropian duhet të mbetet i bashkuar dhe i parashikueshëm në mbështetjen e tij të përgjithshme për Ukrainën. Kështu deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në fjalimin e tij në takimin e dytë të jashtëzakonshëm për Ukrainën, të organizuar..
Me manifestime të ndryshme në mbarë Bullgarinë po shënojmë 152 vjet nga vdekja e Apostullit të Lirisë Bullgare Vasill Levski. Një ceremoni përkujtimore..
Guvernatori i Bankës Kombëtare Bullgare (BNB), Dimitër Radev do të nënshkruajë kërkesën për një raport të jashtëzakonshëm të konvergjencës për..
Diplomacia bullgare, pa u mburrur, përdor ndikimin e saj për të liruar qytetarët bullgarë që janë pengje të Hamasit në Gazë. Falënderuam ambasadoren..