Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për 18 gushtin 2023

Mot me diell pa reshje

Foto: BTA

Të premten do të mbajë mot kryesisht me diell. Pas mesditës, kryesisht në zonat malore dhe lindore të vendit do të zhvillohen vranësira, por reshje thuajse nuk do të ketë. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verilindor. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 31° dhe 36°, në Sofje rreth 32°.

Në zonat malore do të mbajë mot kryesisht me diell, pas mesditës do të ketë rritje të përkohshme të vranësirave, por pothuajse pa reshje. Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi lindje-verilindje, në zonat më të larta nga jug-juglindja. Temperatura maksimale në lartësi 1200 metra do të jetë rreth 28°, në 2000 metra - rreth 19°.

Në Detin e Zi do të mbajë mot kryesisht me diell. Do të fryjë erë mesatare verilindore. Temperaturat maksimale do të jenë 27°-29°. Temperatura e ujit të detit është 24°-25°.

Të shtunën dhe të dielën do të jetë me diell dhe ngrohtë.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shkencëtarët bullgarë paralajmërojnë për ngrohjen e shpejtë të Detit të Zi

Deti i Zi është një nga detet me ngrohjen më të shpejtë në botë. Deri në fund të shekullit, shpejtësia e erës në rajon pritet të rritet, reshjet do të shtohen dhe presioni i ajrit do të rritet. Në rajonet e qyteteve Varna, Dobriç dhe Burgas tashmë po..

botuar më 24-07-28 8.40.PD

Ditën e sotme bullgarët nderojnë veprën iluministe të Shtatë Shenjtorëve

Më 27 korrik, Kisha Ortodokse Bullgare dhe populli lavdërojnë veprën e Shtatë Shenjëtorëve - Vëllezërve Kirill dhe Metodij dhe dishepujve të tyre shenjtorët Klement, Naum, Sava, Gorazd dhe Angelarij . Dita u zgjodh nga kisha sepse më 27..

botuar më 24-07-27 8.20.PD

Parashikimi i motit për 27 korrikun 2024

Gjatë natës në pjesën më të madhe të vendit do të mbizotërojë mot i kthjellët. Ditën e shtunë do të jetë kryesisht me diell. Pas mesditës mbi Bullgarinë Lindore do të zhvillohen vranësira grumbulluese, por nuk ka të ngjarë të ketë reshje...

botuar më 24-07-26 7.05.MD