Mbështetje parimore për reformat ligjore, ngurrim për të reduktuar kompetencat e presidentëve, pothuajse asnjë mbështetje për ndryshimin e festës kombëtare apo për tolerimin e shtetësisë së dyfishtë në pushtet – këtë e tregon sondazhi më i fundit i Gallup International Balkan, i kryer nga 3 deri më 11 gusht 2023 mes 807 personave sipas metodës ballë për ballë me tableta. 69.3% e të pyeturve pranojnë që 3 marsi të mbetet festë kombëtare dhe 9.6% duan ta ndryshojnë atë në 24 maj, siç propozohet nga PP-DB. 29% janë “pro” kufizimit të kompetencave të presidentëve në vendin tonë gjatë formimit të qeverive të përkohshme, por 44.3% janë “kundër”. 61.3% janë dakord se është mirë që çdo shtetas bullgar ka të drejtë të paraqesë një ankesë kushtetuese individuale. 65% janë kundër idesë që personat me dy shtetësi të kenë të drejtë të jenë ministra dhe deputetë në Bullgari.
Të shtunën në vend do të kalojë një front i ftohtë atmosferik. Natën në Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore do të ketë reshje shiu, në male dhe në zonat e larta - nga bora dhe do të formohet mbulesë bore. Temperaturat minimale në Bullgari do të lëvizin..
Presidenti Rumen Radev u takua në Sofje me kryeministrin hungarez Viktor Orban, i cili me ftesë të kreut të shtetit bullgar ndodhet për vizitë në Bullgari. Radev theksoi se Bullgaria do të vazhdojë të jetë partner i besueshëm i Hungarisë në..
Nuk ka asnjë rrezik të drejtpërdrejtë në ujërat bullgare dhe në bregdet. Ndotja drejtohet në drejtimin juglindor të Gjirit të Kerçit dhe në veri drejt Ngushticës së Kerçit dhe ekziston një rrezik serioz i ndotjes së Detit të Azov. Kështu ka thënë..