Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2023 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një kompani turke po shqyrton prodhimin e diamanteve në Bullgari

Foto: Pixabay

Një kompani turke që prodhon diamante në kushte laboratorike, duke rikrijuar procesin tokësor për rritjen e diamanteve me një kristal, po shqyrton një investim në Bullgari. Interesi është i drejtuar ndaj qytetit të Plovdivit, por vendi nuk është zgjedhur përfundimisht. Pritet që vendimi të merret deri në fund të vitit, ndërsa Agjencia Bullgare e Investimeve saktësoi se përfundimi me sukses i projektit do të hapë rreth 100 vende të reja pune. 

Përveç përdorimit të diamanteve laboratorike si bizhuteri, ato përdoren në një sërë industrish, duke përfshirë prodhimin e çipave, sensorëve kuantikë, optikës dhe detektorëve për sektorët e teknologjisë së lartë.

Përpiloi: Joan Kolev

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Më shumë nga rubrika

Dimitër Radev

BNB rekomandon vendosjen e një buferi prej 10% në buxhetin e vitit 2024

Në vitin 2023, rritja e PBB-së në Bullgari do të jetë 1,9%, duke u ngadalësuar përgjysmë nga norma prej 3,9% në 2022. Kërkesa e brendshme dhe eksportet neto do të kontribuojnë në rritje. Inflacioni vjetor do të jetë 6.1%. Këto janë pritjet e..

botuar më 23-11-28 2.51.MD

U rrit perspektiva për vlerësimin e kreditit të Bullgarisë

Agjencia ndërkombëtare e vlerësimit S&P Global Ratings ngriti perspektivën për vlerësimin e vendit tonë në pozitive nga e qëndrueshme dhe konfirmoi vlerësimin afatgjatë dhe afatshkurtër të Bullgarisë në monedhë të huaj dhe vendase 'BBB/A-2', njofton..

botuar më 23-11-27 9.05.PD
Foto: Pixabay

“Black Friday” në Bullgari – mes mashtrimit tregtar dhe përfitimit për konsumatorin

Fushata e blerjeve të volitshme e njohur si "Black Friday" ose "E Premtja e Zezë" po fiton gjithnjë e më shumë popullaritet në Bullgari. Me planifikim dhe gjurmim të kujdesshëm të ofertave, konsumatorët mund të sigurojnë produkte me çmime të..

botuar më 23-11-24 7.25.PD