Kampioni bullgar i futbollit "Lludogorec" i siguroi vetes një ndeshje me “madhështinë” evropiane "Ajax" të Amsterdamit pasi eliminoi "Astana" në Razgrad dhe do të luajë në raundin e playoff-it në "Ligën e Evropës". Pjesa e parë u mbyll 1:1. Pas minutës së 67-të mikpritësit shënuan edhe 4 gola të tjerë ndaj mysafirëve nga Kazakistani për rezultatin përfundimtar 5:1.
“Levski” i Sofjes arriti të eliminojë edhe mikpritësin izraelit “Apoel” nga Beer Shava me 2:1 në një ndeshje të xhiros së tretë kualifikuese në “Ligën e Konferencave”. Goli i fitores për mikpritësit u shënua në minutën e 96-të të pushimeve. Kundërshtari i radhës i “Levskit” për hyrjen në grupet e turneut është skuadra gjermane “Eintracht Frankfurt”.Presidenti i Unionit Bullgar të Futbollit Borisllav Mihajllov ka dhënë dorëheqjen. Vendimi vjen pas trazirave para stadiumit kombëtar “Vasill Levski” para dhe gjatë ndeshjes Bullgari-Hungari më 16 nëntor. "Po jap dorëheqjen, nuk do t'u përgjigjem..
Kampionati i Planetit i Kikboksit i Federatës Botërore të Kikboksit (WAKO) në Albufeira, Portugali, u bë kampionati botëror më i suksesshëm për meshkuj dhe femra për kikboksierët bullgarë deri më tani. Bilanci është gjashtë tituj botërorë, tre të..
Kombëtarja bullgare e futbollit për të rinj deri në 21 vjeç ka arritur një fitore vendimtare ndaj ekipit mysafir të Estonisë me rezultat 6:0, transmeton BTA. Me suksesin e tyre, “luanët” u ngjitën në vendin e tretë të renditjes me 9 pikë nga..