Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për 23 gushtin

E ngrohtë dhe me diell, në disa vende me reshje

Foto: BGNES

Gjatë natës moti do të jetë i kthjellët dhe pothuajse i qetë.Të mërkurën do të mbajë mot kryesisht me diell.Pas mesditës do të zhvillohen vranësira dhe do të ketë reshje shiu në disa vende në gjysmën perëndimore të vendit. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi lindor-verilindor, e cila deri në fund të ditës në shumicën e vendeve do të kthehet nga juglindja. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 33° dhe 38°, në Sofje rreth 33°. Në Detin e Zi do të mbajë mot kryesisht me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verilindor.Temperaturat maksimale do të jenë prej 29° deri 32°.Temperatura e ujit të detit është 25°-26°.Eksitimi i detit do të jetë rreth 2 ballë. Në male do të jetë me diell, pas mesditës me vranësira. Reshje të shkurtra shiu do të bien vetëm në vende të izoluara. Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi lindor-verilindor. Temperatura maksimale në lartësinë 1200 metra do të jetë rreth 27°, në 2000 metra 20°.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria merr pjesë në ekspozitën më të madhe turistike në Turqi EMITT 25

Ekspozita Ndërkombëtare e Turizmit dhe Udhëtimit në Mesdheun Lindor EMITT 25 u hap në Stamboll dhe do të zgjasë deri më 7 shkurt. Ekspertët e vendosin atë ndër pesë ekspozitat më të mëdha turistike në botë. Në forum marrin pjesë mbi 400 operatorë..

botuar më 25-02-05 6.13.MD

Bullgaria mori kompensim për ndihmën e saj për Ukrainën

348 milionë leva /178 milionë euro/ hyrën në buxhetin e Ministrisë së Mbrojtjes në fund të janarit sipas marrëveshjes së kompensimit për ofrimin e ndihmës për Ukrainën. Këtë e njoftoi në një konferencë për mediat në Këshillin e Ministrave ministrja e..

botuar më 25-02-05 5.56.MD

Në Antarktidë do të kërkojnë anëtarë të rinj për akuariumin e akullit në Plovdiv

Dy kuratorë nga Muzeu i Historisë Natyrore në Plovdiv udhëtuan në Polin e Jugut si pjesë e Ekspeditës së 33-të Antarktike Bullgare. Qëllimi i udhëtimit të Kristijan Vlladov dhe Stefan Kjurkçiev është pasurimi i koleksioneve të muzeut, si dhe kërkimi i..

botuar më 25-02-05 3.59.MD