Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një kompani austriake ka nevojë për punonjës të rinj në vendin tonë

Foto: Kronospan Bulgaria

Një kompani austriake që furnizon lëndë druri dhe aksesorë për kompanitë e mobilieve po zgjeron prodhimin e saj në Bullgari. Deri më sot, kompania, e cila është punëdhënësi më i madh në rajonin e Veliko Tërnovos, ka një partneritet të suksesshëm me një rrjet shpërndarësish brenda dhe jashtë vendit. Punëtorët e kërkuar nga kompania do të përfshihen drejtpërdrejt në procesin e prodhimit, si elektricistë, mekanikë, operatorë makinerish, paketues dhe të tjerë. Gjigandi industrial, i themeluar si një punishte e vogël familjare për përpunim druri në Austri në vitin 1897, sot ka degë në mbi 40 vende në Evropë dhe SHBA.

Përpiloi: Joan Kolev

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Më shumë nga rubrika

Milena Stojçeva

Elektromobiliteti dhe softueri janë ndër sektorët e preferuar nga investitorët

Sipas të dhënave të Bankës Kombëtare Bullgare /BNB/, në vitin 2023 investimet e huaja direkte në vend do të jenë mbi 7 miliardë leva (mbi 3,5 miliardë euro), tha sot në Varna ministrja e inovacionit dhe zhvillimit Milena Stojçeva, cituar nga BTA...

botuar më 24-01-09 5.16.MD
Llëçezar Bogdanov

Ekonomia jonë po rritet me një ritëm mbi mesataren e BE-së, por kjo nuk mjafton

Situata ekonomike në Bullgari është qetësuar në fund të vitit 2023 pas pasigurisë gjatë vitit, për shkak të situatës politike dhe mungesës së buxhetit deri në fund të korrikut. Kështu tha Llëçezar Bogdanov - kryeekonomist në Institutin për Ekonominë e..

botuar më 24-01-08 3.34.MD

Bullgaria është ndër destinacionet në Evropën Lindore me çmime më të leverdishme të pasurive të paluajtshme

Bullgaria është destinacioni më tërheqës në të gjithë Evropën Lindore për investime në pasuri të paluajtshme në qytetet kryesore. Ndër qytetet e mëdha në vendin tonë, Plovdivi është me çmime më të përballueshme të pronësive të paluajtshme, i..

botuar më 24-01-07 12.35.MD