Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për 29 gushtin

Gjatë natës nga perëndimi vranësira do të shtohet. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare juglindore

Foto: BGNES

Ditën e martë, 29 gusht, para mesditës do të mbizotërojë mot me diell në gjysmën perëndimore të vendit. Rreth dhe pas mesditës, me kalimin e një fronti të ftohtë atmosferik, do të zhvillohen vranësira. Do të ketë shtrëngata të shkurtra dhe kushte breshëri. Era do të jetë e orientuar nga veriperëndimi, do të fryjë erë mesatare dhe bashkë me të do të fillojë të depërtojë edhe ajër i freskët. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 30° dhe 33°, në Sofje rreth 31°. Në pjesën lindore do të mbajë mot kryesisht me diell dhe i nxehtë. Vranësirat do të rriten edhe pasdite atje. Do të vazhdojë të fryjë erë e lehtë deri mesatare juglindore. Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 34 deri në 39 gradë.

Do të mbajë mot kryesisht me diell përgjatë Detit të Zi, më vonë pas mesditës vranësirat do të shtohen nga perëndimi. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi lindor-juglindor. Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 27 deri në 29 gradë. Temperatura e ujit të detit është 26°-28°. Eksitimi i detit do të jetë 2-3 ballë.

Mbi masivët e Bullgarisë Perëndimore vranësira do të jetë e konsiderueshme, kryesisht me shi. Rreth dhe pas mesditës do të ketë reshje të shkurtra shiu me shtrëngata. Ka kushte breshëri. Në masivet lindore do të jetë kryesisht me diell, por nga fundi i ditës do të ketë edhe vranësira. Do të fryjë erë mesatare nga jug-juglindja. Temperatura maksimale në lartësinë 1200 metra do të jetë rreth 23°, në 2000 metra - rreth 18°.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Situata në Stranxha vazhdon të jetë dinamike

Shuarja e zjarrit në zonën e komunës kufitare Boljarovo vazhdon për të shtatën ditë. Nuk ka asnjë rrezik për zonat e populluara, por shpërthimet mbeten aktive midis fshatrave Voden dhe Goljam Dervent. "Për momentin ka tri shpërthime midis fshatrave..

botuar më 24-07-22 9.44.PD

BALKAN RUN 2024 po afron - një maratonë deri në majën më të lartë të malit Stara Pllanina

Vrapimi malor BALKAN RUN 2024 deri në majën e më të lartë të malit Stara Pllanina - Botev dhe kthimi zhvillohet këtë të diel, më 21 korrik 2024, përgjatë një traseje prej 41 kilometrash me fillim/mbarim në qytetin Karllovo. Traseja është Rruga..

botuar më 24-07-20 4.20.MD

Festivali Ndërkombëtar i Folklorit mbahet në qytetin Veliko Tërnovo

Afro 340 pjesëmarrës nga vende të kontinenteve të ndryshme do të ngjiten në skenën e Teatrit Veror në parkun "Marno Pole" në qytetin Veliko Tërnovo për të prezantuar ngjyrat e traditave të tyre. Në këtë veprimtari shumëngjyrëshe folklorike do..

botuar më 24-07-20 6.10.PD